Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pati njw bisedw telefonike me homologun rus Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e kabinetit të Presidentit Turkiya, Erdogan dhe Putin diskutuan çështjen ruso-ukrainase.
Me atë rast, Erdogan theksoi se gjithmonë i kushton rëndësi të madhe dialogut të ngushtë që ka me presidentin rus Putin për çështjet rajonale, duke shtuar se ata i shohin efektet pozitive të këtij dialogu dhe se ai është i vendosur të mbajë një qasje të tillë.
Duke vënë në dukje se nuk i njeh hapat që janë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe se ky është një qëndrim parimor, Erdogan tha se në këtë kuptim është e rëndësishme të arrihen rezultate të caktuara në bazë të marrëveshjes së Minskut.
Duke theksuar se problemi do të bëhet më kompleks dhe se konflikti ushtarak në veçanti nuk do të përfitojë askënd, Erdogan tha se në përputhje me një qëndrim të tillë, ata i kushtojnë rëndësi vazhdimit të kontakteve dhe bisedimeve diplomatike dhe se Turqia është e gatshme të kontribuojë në qetësimin e tensioneve dhe ruajtjen e paqes.
Erdogan përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje të çështjes përmes dialogut, duke thënë se ishte e dobishme të vihej diplomacia në ballë, duke shtuar se Turqia gjithashtu mbajti një qëndrim konstruktiv brenda NATO-s.
Erdogan përsëriti se ai pret që presidenti rus Putin të vizitojë Turqinë sa më shpejt të jetë e mundur për një takim të këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë, siç u ra dakord gjatë vizitës së tij në qytetin rus të Soçit në shtator të vitit të kaluar. /tesheshi.com/