Presidenti Meta ridoli para medias për të risqaruar aktin e tij të ç’dekretimit të zgjedhjeve, duke e mbrojtur atë me përbetimin se nuk ka shkelur Kushtetutën, por më tepër me arsyetime politike. Tek këto të fundit, ai ka pretenduar se vendimin e morri edhe për të evituar një gjakderdhje më 8 qershor, ditën kur do protestonte opozita.
Tezën e “gjakut”, ai e përdori si alibi për vendimmarrjen, të cilën e quajti të guximshme.
“Opozita ka edhe tekat e saj në kushte të caktuara dhe unë nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e opozitës, por as kurrsesi për të toleruar që Shqipëria përveç datave mjaft problematike që ka me historinë e saj që nga 2 Prilli, 26 Maji apo më pas 28 Maji, 14 shtatori, 21 Janari të kishte edhe 30 Qershorin apo diçka e tillë më para.
Në bazë të gjithë ta dhënave jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të dy palëve por për shkak të grupeve të interesave të caktuara jashtë dhe brenda vendit situata në 8 qershor mund të shfrytëzohej për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit.
Në bazë të gjithë ta dhënave jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të dy palëve por për shkak të grupeve të interesave të caktuara jashtë dhe brenda vendit situata në 8 qershor mund të shfrytëzohej për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit dhe që faji të mbetet jetim. Vendimi u mor pas bisedave me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese këtu”, tha Meta.
Kreu i shtetit më pas vijoi me të njëjtin argument, kur tha se “përpjekja ime ishte jo vetëm për të parandaluar të keqen që mund të ndodhte, por edhe për një dialog. A do ta zgjidhë? Është një përpjekje mjaft kurajoze, por e kam bërë me bindje që t’u japë të gjithë palëve një mundësi që Shqipëria të vijojë në rrugën e integrimit.
Në rast se do të kishte ndodhur diçka në datë 8 të gjithë do të thoshin, shumë vonë zoti President, çfarë bërë pritej që të shënohej edhe një viktimë?!
Pa një vullnet serioz të dy palëve në radhë të parë të qeverisë se duhet të japë garanci për zgjedhjet dhe për fat të keq me mënyrën që ka reaguar edhe iniciativa e fundit kundër presidentit është shantazh dhe presion që i bëhet institucionit më të lartë, kryetarit të shtetit sepse bën një përpjekje për të dhënë mundësi që kolonat e republikës së Shqipërisë të mos tronditen dhe të mos rrëzohen”.
Meta këmbënguli se ai dhe vetëm ai e cakton datën e zgjedhjeve.
“Në Shqipëri ka vetëm një institucion që shpall zgjedhjet dhe ky është Presidenti. Mos u lodhni kot duke shpikur institucione, vendimet e tij i gjykon vetëm Kushtetuesja. Mund t’i çoni në Administrative apo Kolegj, apo po të doni edhe në Skrapar. Por zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin e Presidentit”, tha Meta.
Kreu i shtetit rezervoi dhe një sulm të kamufluar për ndërkombëtarët, kur tha se “ka ndonjë që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin të lira dhe demokratike dhe shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre?
Ju jeni të rinj, por ka një dallim mes zgjedhjeve dhe votimeve, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje jo votime, se ashtu kanë pasur 45 vite.
Nëse ka ndonjë europian dhe amerikan që do të monitorojë zgjedhje të tilla, le të shkojë në Korenë e Veriut, këtu jo se ka ardhur pluralizimi politik. Zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo për të çelur negociatat tani, por as në shtator dhe shumë vite integrimi nuk do të duket në horizont”. /tesheshi.com/