Franca ka tërhequr ambasadorin e saj në Romë për konsultime pasi Parisit zyrtar dënoi, siç i ka quajtur “sulmet e pajustifikuar dhe të përsëritura të udhëheqësve politikë italianë” në muajt e fundit.
Ky veprim vjen dy ditë pas zv/kryeministri italian Luigi Di Maio udhëtoi në kryeqytetin francez për t’u takuar me përfaqësuesit e “jelekverdhëve”, të cilët po protestojnë kundër administratës së presidentit Emmanuel Macron.
“Franca prej disa muajsh është shënjestër e sulmeve të përsëritura, të pajustifikuara dhe deklaratave fyese”, tha Ministria franceze e Punëve të Jashtme.
“Ndërhyrja e fundit është një provokim shtesë dhe i papranueshëm”, u theksua në deklaratë.
Deklarata shtoi se sulmet e Italisë ishin të pashembullta që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Mosmarrëveshjet janë një gjë, por trajtimin e marrëdhënieve për qëllimet elektorale është diçka tjetër”, thotë Ministria e Jashtme franceze.
“Të gjitha këto lëvizje kanë krijuar një situatë të rëndë në të cilën shtrohet pyetja në lidhje me synimet e qeverisë së Italisë në Francë”, përfundon deklarata. /tesheshi.com/