Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Alarmi dhe thirrja e kreu të ri të NATO-s

“Zgjohu Europë”, tha Mark Rutte. “Nuk jemi gati për atë që do të vijë pas katër-pesë viteve”

by te Sheshi
12/12/2024
in Gjeopolitikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Alarmi dhe thirrja e kreu të ri të NATO-s
32
SHARES

Europa duhet të zgjohet urgjentisht nga gjumi dhe të shpenzojë “shumë më shumë” për mbrojtjen e saj, paralajmëroi sot shefi i NATO-s Mark Rutte, duke thënë se nuk është e përgatitur për kërcënimin e luftës me Rusinë.

“Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër ose pesë vjetësh,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke shtuar: “Është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës dhe për të rritur prodhimin tonë të mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes.”

Në fjalimin e tij të parë madhor si kreu i Aleancës Euroatlantike, Rutte bëri thirrje për mbështetje publike dhe një ndjenjë sakrifice për të “parandaluar luftën tjetër të madhe në tokën e NATO-s”.

Ky apel formal nga Rutte vjen në një kohë kur forcat ukrainase po tërhiqen në fushën e betejës përballë ushtrisë më të madhe dhe më të pajisur ruse. Lufta në Ukrainë po shkakton “më shumë se 10,000 vdekje dhe lëndime nga të dyja palët çdo javë”, shtoi ai.

“Rreziku po na afrohet me shpejtësi të madhe”, paralajmëroi Rutte, duke iu referuar kërcënimit rus në kontinentin evropian.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të ndodhë edhe këtu,” këmbënguli ish-kryeministri holandez, dhe edhe nëse, shtoi ai, nuk ka kërcënim të menjëhershëm ushtarak kundër NATO-s, kjo nuk e pengon Rusinë të përgatitet për “një konfrontim afatgjatë me Ukrainën dhe me ne”, 32 vendet e NATO-s.

“Ekonomia ruse është në gjendje lufte”, ndërsa në Evropë, shtetet hezitojnë të shpenzojnë më shumë për të rritur aftësitë e tyre mbrojtëse, shtoi ai.

Dhe përveç Rusisë, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut “po punojnë shumë për të dobësuar Amerikën e Veriut dhe Evropën”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Ne duhet të jemi të qartë për ambiciet e Kinës kur ajo rrit ndjeshëm forcat e saj, përfshirë armët e saj bërthamore, pa kufij dhe me paqartësi,” paralajmëroi ai.

Në një botë ku “situata e sigurisë është më e keqja në jetën time”, “ne nuk jemi aty ku duhet të jemi,” tha kreu i Aleancës Euroatlantike.

Industria e mbrojtjes e Evropës është “shumë e vogël, shumë e ngadaltë dhe shumë e fragmentuar”, shpjegoi ai, duke u bërë thirrje qeverive, industrisë dhe publikut të bëjnë një hap besimi.

Vendet e NATO-s shpenzojnë “shumë më pak” për mbrojtje sesa gjatë Luftës së Ftohtë, kur ata i kushtuan mbrojtjes më shumë se 3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto.

Në vitin 2023, aleatët vendosën të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në 2% të PBB-së. Por vetëm 23 prej tyre e kanë arritur këtë kufi. “Mund t’ju ​​them se do të na duhen shumë më tepër se 2%,” theksoi Rutte.

Disa vende të NATO-s po flasin për nevojën e rritjes së këtij kufiri në 3%, por ato mbeten të ndara dhe ende nuk është marrë një vendim.

Çdo njësi shtesë e PBB-së përfaqëson rreth 200 miliardë më shumë për vendet e BE-së, 23 prej të cilave janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, sipas Komisionerit të ri Evropian të Mbrojtjes, Andreës Koubilius.

Kjo përpjekje vjen me një kosto, e cila kërkon sakrifica, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Sot po bëj apel për mbështetjen tuaj”, tha ai. “Unë e di që të shpenzosh më shumë për mbrojtjen do të thotë të shpenzosh më pak për prioritetet e tjera, por është pak më pak,” tha ai, duke sugjeruar që “një pjesë e vogël” e shpenzimeve sociale të përdoret për të arritur këtë.

“Për të mbrojtur lirinë tonë (…) politikanët tuaj duhet t’ju dëgjojnë”, ka theksuar ai. “Thuajuni atyre se jeni gati të bëni sakrifica sot, në mënyrë që ne të mund të qëndrojmë të sigurt nesër.”

“Thuajuni atyre se duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen në mënyrë që ne të vazhdojmë të jetojmë në paqe.”

“Nëse nuk shpenzojmë më shumë së bashku tani për të parandaluar luftën, do të paguajmë një çmim shumë, shumë, shumë më të lartë më vonë duke bërë luftë”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. /tesheshi.com/

Related Posts

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën
Kulturë

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!
Sociale & Shoqëri

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan
Ekonomi

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Next Post
Pse Izraeli po sulmon Sirinë?

Pse Izraeli po sulmon Sirinë?

Zi në Netflix

Zi në Netflix

Rekordi më i fundit nga Musk

Rekordi më i fundit nga Musk

TË FUNDIT

  • Të fundit
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni