Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Izraeli po sulmon Sirinë?

Çfarë përfiton Izraeli duke sulmuar Sirinë pas përmbysjes së Asadit?

by te Sheshi
13/12/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse Izraeli po sulmon Sirinë?
85
SHARES

Nga Justin Salhani dhe Simon Speakman Cordall, Al Jazeera

Pas rrëzimit të Bashar Assad-it, Izraeli ka shkelur hapur territorin e Sirisë, fqinjit të tij.

Që nga ikja dramatike e Basharit drejt Rusisë të dielën, Izraeli ka sulmuar Sirinë mbi 400 herë. Pavarësisht protestave nga OKB-ja, ushtria sioniste ka nisur një inkursion ushtarak në zonën tampon që ka ndarë të dy vendet që prej vitit 1974.

Këto sulme vijnë ndërkohë që Siria përpiqet të dalë nga një periudhë prej 53 vitesh nën sundimin dinastik të familjes al-Assad.

Gjatë muajve të fundit, Izraeli ka sulmuar edhe Libanin dhe ka vazhduar një luftë të cilësuar si gjenocid ndaj popullsisë së rrethuar në Gazë. 

Por, pse Izraeli po sulmon Sirinë tani? Ja çfarë duhet të dini:

Pse Izraeli po sulmon Sirinë?

Izraeli prej vitesh ka justifikuar sulmet në Siri duke pretenduar se po shënjestron objektiva ushtarake iraniane. Megjithatë, Irani ka deklaruar se asnjë nga forcat e tij nuk është aktualisht e pranishme në Siri.

Në këtë fazë, Izraeli pretendon se fokusi i tij është shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake siriane. Ai gjithashtu pretendon se synon të pengojë që armët të bien në duart e “ekstremistëve,” një term që e ka përdorur për një sërë grupesh, përfshirë së fundmi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupin kryesor të opozitës siriane që udhëhoqi përmbysjen e Assad-it.

Çfarë ka goditur Izraeli?

Izraeli thotë se ka shënjestruar objekte ushtarake si depo armësh, depo municionesh, aeroporte, baza detare dhe qendra kërkimore.

Gjithashtu, ka vendosur trupa ushtarake në zonën tampon pranë Lartësive të Golanit, e cila ndan Sirinë nga Izraeli. Kjo zonë, që nga viti 1974, ka qenë zyrtarisht e çmilitarizuar në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

INTERACTIVE - Israel pounds targets across Syria-1733897220

Izraeli kontrollon rreth dy të tretat e Lartësive të Golanit, ndërsa zona tampon – një hapësirë prej 400 kilometrash katrorë – administrohet nga OKB-ja. Pjesa e mbetur është nën kontrollin e Sirisë.

Ndërkohë, forcat siriane raportojnë se tanket izraelite kanë përparuar nga Lartësitë e Golanit drejt Katanas, një zonë vetëm 10 kilometra larg territorit sirian dhe pranë kryeqytetit Damask. Megjithatë, burimet ushtarake izraelite kanë mohuar këto pretendime.

INTERACTIVE - Israel grabs land in the Golan Heights Syria-1733833910Përveç më shumë se 100 sulmeve mbi Damask, Izraeli ka kryer sulme edhe në Al Mayadin në lindje, Tartous dhe Masyaf në veriperëndim, në vendkalimin Kusayr drejt Libanit, si dhe në aeroportin ushtarak Khalkhalah në jug të vendit.

Udhëheqësi i HTS Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammad al-Julani [Al Jazeera]
Udhëheqësi i HTS Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammad al-Julani [Al Jazeera]
Cili është justifikimi i Izraelit për këtë sulm të fundit ndaj një kombi sovran?

Justifikimi kryesor i Izraelit është se po vepron për të mbrojtur veten.

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi të hënën për gazetarët se ish-territori sirian pranë Lartësive të Golanit, që ka qenë zonë e çmilitarizuar që nga viti 1974, do të mbetet pjesë e Izraelit “në përjetësi”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbrojtur sulmet e fundit që nga e diela, duke argumentuar se ato kanë pasur si objektiv vetëm shkatërrimin e vendndodhjeve të dyshuara të armëve kimike dhe raketave me rreze të gjatë veprimi, me qëllim parandalimin e kapjes së tyre nga grupet e armatosura që kundërshtojnë ofensivën e vazhdueshme të Izraelit ndaj fqinjëve.

Gjatë një konference për mediat ndërkombëtare, Sa’ar tha se Izraeli po vepronte “në mënyrë parandaluese”.

“Kjo është arsyeja pse kemi sulmuar sistemet e armëve strategjike, si, për shembull, armët kimike të mbetura ose raketat me rreze të gjatë veprimi, për të shmangur rënien e tyre në duart e ekstremistëve,” tha ai.

Çfarë kërkon Izraeli nga Siria?

Qëllimet e Izraelit mbeten ende të paqarta.

Qeveria izraelite nuk ka bërë asnjë deklaratë të qartë përtej pretendimit se po vepron “në interes të mbrojtjes së Izraelit”.

Megjithatë, disa figura të shquara izraelite kanë ndarë pikëpamjet e tyre për atë që mund të ndodhë më tej. Benny Gantz, kreu i partisë së Unitetit Kombëtar dhe një kundërshtar i Netanyahut, deklaroi të hënën se kjo është “një mundësi me përmasa historike” për Izraelin. Ai i bëri thirrje politikëbërësve izraelitë që të “zhvillojnë marrëdhëniet me druzët, kurdët dhe grupet e tjera në Siri”, duke sugjeruar se Izraeli mund të krijojë lidhje me grupet që tradicionalisht kanë kundërshtuar koalicionin e opozitës së armatosur që rrëzoi regjimin e al-Assad-it.

Po atë ditë, The Times of Israel intervistoi një studiues dhe ish-ushtarak izraelit, i cili e çoi më tej sugjerimin e Gantz-it. Ai propozoi që Siria të ndahet në një sërë kantonesh, ku secili prej tyre të ketë lirinë të bashkëpunojë me aktorë të jashtëm, duke përfshirë Izraelin.

“Shteti-komb modern në Lindjen e Mesme ka dështuar,” deklaroi ish-koloneli Anan Wahabi, i cili identifikohet si pjesëtar i pakicës Druze. /Tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Zi në Netflix

Zi në Netflix

Rekordi më i fundit nga Musk

Rekordi më i fundit nga Musk

Psikologjia e rënduar e fëmijëve në Gaza: jetojnë duke pritur vdekjen!

Psikologjia e rënduar e fëmijëve në Gaza: jetojnë duke pritur vdekjen!

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni