Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2014”.
Sipas të dhënave në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1243 fleta statistikore për shkurorëzime SHK
Këto shifra alarmante tregojnë se në Kosovë, në vitin 2014 janë shkurorëzuar 1243 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare janë 97.1% , serbe 0.3%, turke 0.1%, boshnjake 0.5%, rome, ashkalie dhe egjiptiane 1.0% dhe të tjerë 1.0%.
Ndërsa femrat të shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 85.8%, serbe 0.5%, turke 0.2%, boshnjake 0.6%, rome, ashkalie dhe egjiptiane 0.9%, si dhe të tjerë 12%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 12.0%, viti i parë me 11.8% dhe më pak se një vit 9.7% e të shkurorëzuarve, thuhet në këtë hulumtim.
Kurse sipas grup-moshave sa i përket shkurorëzimeve dominuese është gjinia femërore prej 25-29 vjeçare me 313 shkurorëzime, ose 25.2%, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 314, ose 25.3%.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie është 628, ose 50.5%, kurse e meshkujve 681, ose 54.8%.
Po ashtu numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.6% dhe me një fëmijë me 9.1%, thuhet në publikimin e ASK-së./tesheshi.com/