Prishtinë – Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se më nuk e cilësojnë lajm secilën akuzë që bënë akademik Rexhep Qosja të adresë të kësaj partie, ish-kryetarit të saj, Ibrahim Rugova, dhe liderit aktual e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa.
Në emisionin “Shqip” që transmetohet në Top Channel, dhe që udhëhiqet nga gazetarja Rudina Xhunga, e cila është gazetarja e vetme që kujdeset të ripërsëriten qëndrimet e akademikut disa herë brenda vitit, Qosja ka thënë se Rugova nuk ishte arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, dhe se Isa Mustafa ka qenë shërbëtor i pushtetit komunist shumë vite më parë.
Siç dihet tashmë, akademik Rexhep Qosja, përderisa në vazhdimësi e kritikon Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe anëtarët e saj, i mbyllë sytë tërësisht ndaj politikanëve të tjerë dhe të bëmave të tyre.
Megjithatë, dallimi prej paraqitjeve të mëhershme është se kësaj radhe, pothuajse askush nga LDK-ja, nuk është marrë me të.
Përveçse nuk ka reaguar lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, me akuzat e Qosjes nuk është marrë askush nga kryesia e kësaj partie – përjashtuar ndonjë “anëtar të thjeshtë” i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
Ndërkaq, ky injorim ka vazhduar edhe sot. Të martën portali TeSheshi i ka kontaktuar disa anëtarë dhe deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por asnjëri nga ta nuk ka pranuar ta thotë një fjalë të vetme për akuzat e Qosjes.
Ndërkaq, njëri nga anëtarët e kryesisë, i ka thënë portalit në kushte anonimiteti se LDK-ja ka vendosur që t’i injoroi “argatët e të tjerëve”, veçanërisht akademik Qosjen, i cili, sipas këtij zyrtari të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vazhdimësi është duke e sulmuar partinë e themeluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova vetëm për shkak të urrejtjes që kishte ndaj sukseseve të liderit të dikurshëm të saj.
Nga ana tjetër, analistët politik dhe gazetarët kosovar konstatojnë se injorimi që ia ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës akademik Qoses ishte zgjidhja më e mirë e mundshme.
Gazetari Halil Matoshi, thotë se opinionet e Rexhep Qosjes janë të njohura tashmë dhe e kanë në fokus themeluesin e idesë së shtetit te pavarur kosovarë, Ibrahim Rugovën e ndjere dhe kryeministrin aktual, Isa Mustafa.
Ai thotë se në relacionet Qosja – LDK nuk ka debat të argumenteve por debate ballkanike, që nuk kanë ndonjë vlerë të madhe.
Ndërkaq, analisti politik Imer Mushkolaj, thotë se deklaratat e Qosjes për LDK-në e Rugovën nuk kanë përbërë kurrfarë lajmi – ngase akademiku nuk ka thënë asgjë të re.
“Por, gjë e re është mosreagimi i LDK-së për këto deklarata, siç ka ndodhur rëndom. Së pari, besoj se LDK ka bërë mirë që nuk ka reaguar, në kuptimin që nuk do të thoshte po ashtu asgjë të re dhe, së dyti, duket se më në fund zotëri Mustafa e ka kuptuar se është luftë e humbur që të merret me secilin që e kritikon, siç u mor në javët e para të mandatit si kryeministër. Natyrisht, qenia në pushtet krijon edhe njëfarë komoditeti që të mos merresh me “ata poshtë” ose t’i injorosh deklaratat e tyre derisa nuk të cenojnë seriozisht pushtetin”, thekson Mushkolaj./TeSheshi/
Hello there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine
Optimization? I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Kudos! I saw similar art here: Wool product
Fazekas, Andrew. “Black Hole Spins at Nearly the Pace of Gentle.” Nationwide Geographic.