E gjithë Gjermania, por edhe Evropa, kanë kthyer kokën kah Kancelarja Angela Merkel e cila dje shënoi dridhjet e treta trupore për vetëm tre javë.
Megjithëse është konsultuar me mjekët për shkakun, Merkel ende nuk jep hollësi të mëtejshme. Të enjten, gjatë një ceremonie zyrtare për të mirëpritur kryeministren e re të Danimarkës, të dy udhëheqëset thyen protokollin standard, duke u ulur në karriget që ishin vendosur në qilimin e kuq përballë kancelarisë.
Përpjekjet e Merkelit për të minimizuar episodet e dridhjeve duke këmbëngulur se ajo është “shumë mirë” kanë ngritur shqetësime të gjermanët, duke nxitur një pyetje themelore: A ka publiku të drejtë të dijë më shumë për gjendjen e saj?
Nëse Merkel do të sëmurej seriozisht, implikimet ndërkombëtare do të ishin tejet të mëdha.
“Unë mendoj se deklarata ime se ‘jam mirë’ do të pranohet,” u tha ajo gazetarëve pas dridhjeve të fundit, duke shtuar: “mendoj se do të largohen më shpejt se sa u shfaqën”.
Megjithëse Merkel këmbëngul se është e aftë të punojë, stafi i saj nuk ka dhënë asnjë hollësi nëse është vërtetë e sëmurë.
Dridhjet i janë “falur” herën e parë edhe të dytë, por sulmi i saj i fundit po e detyron vendin të rishikojë bllokadën e fortë që ekziston mes jetës publike dhe private të politikanëve të saj.
Merkel me të drejtë konsiderohet si udhëheqësja më e rëndësishme në Evropë – një fakt që e bën gjendjen e saj shëndetësore një çështje të rëndësishme, madje edhe përtej kufijve të Gjermanisë.
Nëse ajo do të sëmurej seriozisht, implikimet ndërkombëtare do të ishin të rënda. Ligjërisht, ajo mund të zëvendësohet për pak kohë nga çdo gjerman mbi moshën 18 vjeç, i cili mund të mbledhë një shumicë në Bundestag (parlamentin gjerman). Praktikisht, dalja nga qeveria e zonjës gjermane që shumica i referohen si “Nëna”, do të ishte një goditje masive.
Në lidhje me kandidatët e përshtatshëm për ta zëvendësuar atë, së pari mendja shkon te Annegret Kramp-Karrenbauer, e njohur ndryshe si pasardhësja e Merkel. Tani për tani, nuk ka asnjë garanci që koalicioni qeverisës i Gjermanisë do të vazhdojë, duke aluduar në zgjedhje të reja.
Për shumë vite, Merkel ka qenë personi i fundit që ka lëshuar takimet e tejzgjatura, duke shmangur dhe zgjidhur problemet kryesore në Evropë.
Fuqia e saj për të qëndruar stoike në takimet që nuk do t’i përballonte as dikush me gjysmën e moshës së saj, tani po vihet në pikëpyetje.
Pas 14 vjetësh në zyrë, Merkel na jep një lajm që dashamirët e politikave të saj nuk e duan: epoka e shkëlqyeshme mund t’i ketë perënduar, dhe kjo, para syve tanë. /tesheshi.com/