Numri 1 i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Policisë së Shtetit. Akti e tij ai ia ka bërë me dije kryeministrit Rama dhe ministrit Saimir Tahiri, duke shtjelluar dhe arsyet përse. Si shkak kryesor është arrestimin e shefit të Interpol Tiranës, që kishte fshehur kërkesën e palës belge për Mark Frrokun.
Didi e ka parrë këtë zhvillim si përgjegjësi e tij, e ndaj ka vendosur të lërë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga çështja “Doshi”, e gjithë vëmendja tashmë po zhvendoset tek Mark Frroku, i cili po shndërrohet sakaq në çështje më vete. Disa të dhëna të dala së fundi lidhur me aktivitetin e tij kriminal, vite me parë, por dhe me ca akte të tjera vitet e fundit, e kënë vënë në pikëpyetje seriozitetin e shtetit, posaçërisht të strukturave policore.
Dorheqja e Artan Didit, mund të regjistrohet kështu si akti i parë moral i mazhorancës së majtë, pas një sërë problematikash, që në disa media janë silësuar dhe si skandale. Pika më kulminante e karrierës së Didit në krye të Policisë së Shtetit këto dy vite, mbetet operacioni gjigand dhe i pazakontë anti-kanabis në Lazarat.
Ndërsa në shumë drejtime të tjera, sidomos në sfidën e madhe të “tritolit”, vështirë të thuhet se shkëlqeu. /tesheshi.com/