Kryetari I PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me aksionin e qeverisë kundër informalitetit dhe atë që e cilëson si “zhdukjen” e biznesit të vogël.
Basha pyet kryeministrin që para se të merret me bizneset që mbajnë me buke familjet, të tregojë sa koncesione u ka dhënë oligarkëve.
“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit”, shkruan Basha. /tesheshi.com/