YouTuber-i 20-vjeçari Jack Doherty pati një aksident me makinë me një McLaren 200,000 dollarë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Siç shihet edhe në video, 20-vjeçari edhe pse ishte duke ecur në shi, po shikonte celularin e tij, me pasojë humbjen e kontrollit të supermakinës që drejtonte, duke përfunduar në barrierat mbrojtëse dhe pësuar dëme të konsiderueshme.
Në video, pasagjeri i YouTuber-it 20-vjeçar më pas dëgjohet duke bërtitur nga dhimbja.
E gjita kjo ndodhi në një autostradë në Miami të shtunën në mëngjes.
Jack Doherty just CRASHED his McLaren while texting and driving… 🤦♂️ pic.twitter.com/zW86DQAApq
— juju 💰 (@ayeejuju) October 5, 2024
Por edhe pse doli shëndoshë e mirë nga mjeti, ai nisi të qante këtë të fundit. “Më kanë humbur të gjitha paratë”, dëgjohet të thotë 20-vjeçari.
Pra, nuk zgjodhi t’i gëzohet jetës që mund t’i ikte e që nuk i iku, pra faktit që Zoti i dha dhe njëherë një shans, as faktit se nuk u dëmtua fizikisht, por nisi të qante makinën, paratë e humbura në vlerën e madhe të saj.
This new video of the Jack Doherty crash is even crazier his friend is literally fighting for his life in the car and he’s more worried about the car..🤦♂️ pic.twitter.com/iDX8vOy7WH
— kira 👾 (@kirawontmiss) October 5, 2024
Doherty kishte blerë McLaren në fund të vitit 2023 duke dhënë, në atë kohë, 202,850 dollarë.
Sipas faqes së internetit Sportskeeda, aksidenti i YouTuber-it u pa në transmetim të drejtpërdrejtë nga rreth 185,000 njerëz.
Siç raportoi TMZ, kameramani i Doherty-t u plagos lehtë dhe kishte nevojë për qepje në spital ku u dërgua si masë paraprake. /tesheshi.com/