Zv. kryeministri i Kirgizisë, Temir Jumakadyrov, 38 vjeç, ka vdekur si pasojë e një aksidenti me makinë.
Sikundër raportohet automjeti i tij u përplas me një kamion në një autostradë, në perëndim të kryeqytetit, Bishkek.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën edhe shoferi dhe ndihmësi I tij.
I ndjeri Jumakadyrov ishte i ngarkuar me detyrën e dhënë nga kryeministri, Sapar Isakov, për mbikëqyrjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale më 15 tetor.
Sipas Kushtetutës së Kirgizisë, presidenti Atambaev, që ishte zgjedhur në vitin 2007, nuk ka të drejtë të garoj për mandat të dytë.
Dy presidentët e mëparshëm janë detyruar të tërhiqen nga postet për shkak të protestave popullore. /tesheshi.com/