Pesë persona mbetën të plagosur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin Fushë Krujë- Milot.
Në incident janë përfshirë 3 makina, me targa shqiptare, të Kosovës dhe greke.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e traumës në kryeqytet, ndërsa një prej tyre ndodhet në gjëndje më të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, i cili bllokoi dhe trafikun për disa minuta. /tesheshi.com/