Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Akademia, një “triller” shqiptar: nga letra e Enver Hoxhës për Eqerem Çabejn në vitin 1944, tek e sotmja në degradim

by te Sheshi
05/09/2017
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Akademia, një “triller” shqiptar: nga letra e Enver Hoxhës për Eqerem Çabejn në vitin 1944, tek e sotmja në degradim

Nga Ylli Pata

Akademia e Shkencave, që prej vitit 1990 kur u mbyll cikli kur shteti investonte në kërkimet shkencore për qëllime që i interesonin edhe pushtetit komunist, u kthye në një strukturë më shumë qokash dhe promovimesh libri, sesa në institucionin më autoritar të shqiptarëve.

Pas largimit të bërthamës themeluese të shkencëtarëve që nuk merreshin me gjë tjetër por vetëm me kërkimet shkencore të mëdha, ku i fundmi ishte gjuhëtari Shaban Demiraj, Akademia u kthye në një institucion më shumë “apandesit”, sesa një autoritet moral dhe shkencor i shqiptarëve.

Baza dhe thelbi i Akademisë së Shkencave ishte natyrisht shkenca e Albanologjisë, për të cilën regjimi komunist investoi shumë, edhe për interesa të regjimit, por natyrisht  për të pompuar një nacional-socializëm që Enver Hoxha e praktikoi pas mbylljes dhe shkatërrimit të institucioneve fetare për të tentuar një “kult” të ri apo ideologji.

Qarkullon një anektodë që thuhet se ka ndodhur në dy ditët e para të çlirimit të Tiranës.

Profesori Eqerem Çabej, i cili ishte një shkencëtar dhe zyrtar në administratën shqiptare gjatë pushtimit gjerman dhe kishte lidhje me “Rajhun e Tretë”, u kap nga një grup partizanësh në kafe Kursal në Tiranë, pasi e kishin në listat e pushkatimeve.

Sapo e morën Çabejn, ky i fundit, me një qetësi olimpike fut dorën në kabërdinën e gjatë, nxjerr nga xhepi një letër dhe ua tregon partizanëve-ndëshkues.

Në letër shkruhej: “Profesor, i ndjek nga larg punimet tuaja. Ju falënderoj për punën e madhe që keni bërë në dobi të shkencës shqiptare. Do të vijë koha që edhe në të kemi institutet tona të albanologjisë. i juaji, Tarasi!”

Partizanët shtangën dhe natyrisht letrën ia dhanë Mehmet Shehut që ishte kryekomandanti i Tiranës së çliruar. Ky i fundit e la të lirë Çabejn i cili u emërua si mësues, më pas profesor në Universitetin e Tiranës, por më vonë si drejtor i Institutit të Gjuhësisë.

Akademia e Shkencave megjithatë u themelua vonë, shumë vonë, rreth 20 vite pas Universitetit të Tiranës, dhe në kulmin e regjimit komunist.

Në vitin 1972, pikërisht kur nisi vlaga e madhe nacionaliste e regjimit, së bashku me gjuhën e njësuar u krijua Asademia e Shkencave, ku kryetar i saj u vendos profesor Aleks Buda, një prej historianëve të ardhur nga shkolla austriake, i cili, drejtoi studimet për Skëndebeun, ndërkohë Hasan Ceka dhe më pas i biri, Neritani, për Ilirët.

Akademia e Aleks Budës kishte nën varësi një mori institutesh studimore, ku spikasnin ai i Gjuhësisë dhe Historisë, por natyrisht të nivelit të lartë ishin Institutet e Projektimit të Ndërtimit, Instituti i Gjeologji Minierave, institutet bujqësore ku ra në sy ai i Misrit dhe Orizit në Shkodër, etj., që për mbi 20 vjet e ngritën shkencën shqiptare në një nivel goxha të lartë.

Në Albanologji, Akademia arriti nivele të mira në gjuhësi me punimet e Çabejt, në Arkeologji me ilirët dhe natyrisht në punimin e teksteve historike, që më pas dolën se kanë shumë fryrje e defekte.

Por pas viteve 1990 u proklamua që shkenca shqiptare ishte krijuar në funksion të regjimit komunist dhe të ekonomisë së centralizuar.

Në vitin 1993, në krye të Akademisë së Shkencave u emërua Shaban Demiraj, një gjuhtar i nivelit të lartë, ose i fundmi i të mëdhenjve. Por Akademia e humbi rolin e saj të prodhimit të studimeve shkencore për shtetin e ri kapitalist.

Institutet u shthurën duke u kthyer në organe parazite që ofronin vetëm rroga për punonjësit dhe jo për shkencëtarë. Megjithatë, në disa institute u kryen punime që kurrë nuk u mbështetën nga qeveria, por nga donacione të ndryshme.

Shteti nuk arriti dot të investojë për këtë institucion, që gjithsesi nuk e reformoi por e la si relike të vjetër të regjimit. Qeveria e parë e PD-së, megjithëse krijoi edhe një dikaster për kërkimin shkencor që drejtohej nga Manol Konomi, ajo nuk investoi asnjë lek për këtë sektor të rëndësishëm që do ta krijonte bazat strategjike të Shqipërisë kapitaliste.

Në vitin 1997, Fatos Nano emëroi Ylli Popën, një mjek të njohur për të reformuar Akademinë në një institucion ku të prodhohen idetë. Por edhe me profesor Popën, Akademia eci zvarrë drejt një fundi të pashmangshëm që çoi në një degradim real.

Gjikthçcka mori ngjyra komike pas vitit 2009, kur në krye të Akademisë erdhi Gudar Beqiraj, një matematikan në profesion e që njihet në publik dhe si kampion i peshëngritjes.

Beqiraj qëndroi deri në vitin 2014 kur i la vendon Myzafer Kërkutit, drejtorit të Institutit të Arkeologjisë, i cili sërish e drejtoi deri dje por pa asnjë shenjë jete.

Kulmin Akademia e arriti me kthimin në sallë qokash, ku zhvilloi një aktivitet për ndarje çmimesh edhe “Kaubojsi” gjëmëmadh, ish-deputeti Eduard Ndocaj, i cili vetëm nga shkrimi i llahtarshëm që i bën shqipesh nuk duhej qasur aty.

Ndërkaq, ditën e djeshme, për herë të parë në 5 vjet është arritur një përkim thuajse identik qëndrimesh të dy “armiqve politikë”, Edi Ramës dhe Artan Fugës.

Të dy e shpallën procesin e zgjedhjes së kreut të Akademisë, që ishte më shumë një rotacion si një “farsë”.

Por asnjëri dhe as tjetri, pra as Rama e as Fuga nuk nisën një aksion por e lanë një process të degradojë, duke çuar pashmangshmërisht në vdekjen përfundimtare të Akademisë, e cila gjithsesi pati vlerat e saj për mbi 40 vjet jetë të shkencës shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Braktisja e fëmijëve në vende të huaja, ja propozimet e Avokatit të Popullit për minimizimin e rasteve

Braktisja e fëmijëve në vende të huaja, ja propozimet e Avokatit të Popullit për minimizimin e rasteve

Nga Ali PAJAZITI: Myanmar, spiritualizmi i barbarizuar

Nga Ali PAJAZITI: Myanmar, spiritualizmi i barbarizuar

E vërtetuar shkencërisht: dashuria është një kurë për gjithçka

E vërtetuar shkencërisht: dashuria është një kurë për gjithçka

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni