Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

    Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

    Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

    Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

E vërtetuar shkencërisht: dashuria është një kurë për gjithçka

Nga te Sheshi
05/09/2017
në Shkencë & Jetë, Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
E vërtetuar shkencërisht: dashuria është një kurë për gjithçka

Të gjithë ne e dimë se dashuria na bën të ndihemi mirë, por a e keni ditur se ky konstatim është vërtetuar edhe shkencërisht.

Më poshtë mund të gjeni disa nga efektet e pabesueshme, që dashuria ka në mendjen dhe trupin tuaj.

Dashuria është një analgjezik i natyrshëm

Të gjithë e dimë se ajo promovon një humor të mirë dhe një ndjenjë rehatie. E megjithatë, disa nga studimet e fundit kanë treguar se oksitocina (një substancë kimike në tru krijon një ndjenjë të qetësisë dhe afërsisë), e cila çlirohet gjatë një përqafimi 10-20 sekondësh, mund të luftojë në mënyrë efektive kundër dhimbjeve, sidomos atyre të kokës.

Përveç kësaj, vetëm shikimi i imazhit të të dashurit rrit pragun tuaj të durimit dhe zvogëlon dhimbjen (deri në 40% mesatarisht të forta ose deri në 15% të të forta). Truri ynë lidh imazhin e partnerit tonë me një zhvendosje të këndshme të vëmendjes, që e bën më të lehtë trajtimin e çdo dhimbjeje, pasi ajo vepron si një analgjezik.

Nga një këndvështrim tjetër, shkencëtarët kanë dëshmuar se stimulimi seksual dhe, në veçanti, orgazma bëjnë një punë të madhe në bllokimin e dhimbjes. Kjo është veçanërisht efektive te dhimbjet kronike të shpinës, artritet dhe simptomat e ngërçit.

Dashuria kujdeset për zemrën tuaj

Studimet kanë treguar se të shprehurit e dashurisë ngadalëson pulsin. Kjo është edhe më efektive në situata stresuese, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës në një plan më afatgjatë.

Përveç kësaj, oksitocina, e njohur si hormoni i dashurisë, besohet të jetë një nga molekulat më mahnitëse në Botë: zvogëlon stresin, ul presionin e gjakut, zvogëlon ankthin, rrit vetëbesimin dhe ndihmon në shmangien dhe luftën kundër depresionit.

Dashuria ndihmon trupin tuaj për të kapërcyer sëmundjen

Gjestet përmes të cilëve shfaqim dashurinë, nga shtrëngimi i dorës deri tek aktiviteti seksual, rrisin prodhimin e endorfinave, të cilat në anën tjetër e rrisin imunitetin tonë.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me probleme fizike që ndihen të dashur, reagojnë më mirë ndaj trajtimeve dhe kanë motivim më të fortë për të kapërcyer sëmundjen.

Dashuria shëron pagjumësinë

Hormonet e dashurisë (oksitocina dhe endorfinet) parandalojnë sekretimin e kortizolit, i cili është hormoni përgjegjës për stresin dhe është konstatuar se nxit natyrshëm një pushim më të mirë. Gjithashtu, “rikonfigurimi hormonal” gjatë kontaktit intim, shkencërisht është provuar, se është një nga trajtimet më efektive për një gjumë të mirë.

Dashuria zvogëlon mundësinë për krijimin e varësisë

Opiatet, kokaina, nikotina, alkooli krijojnë varësi sepse ndryshojnë nivelin e dopaminës në trupin tonë. Dopamina është hormoni përgjegjës për shpërthimin e papritur të kënaqësisë dhe efekteve euforike.

Ndjenja e dashurisë bën të njëjtën gjë. Por, përveç dopaminës, ajo gjithashtu stimulon sekretimin e testosteronit dhe oksitocinës, të cilat përbëjnë kombinimin më të mirë në shmangien dhe luftimin e varësisë.

Me fjalë të tjera, të jesh i dashuruar do të thotë të përmbushësh jetën tënde me kënaqësinë dhe rehatinë që të nevojitet.

Dashuria promovon jetëgjatësinë

Sondazhet tregojnë se njerëzit në marrëdhënie kuptimplote, sidomos në martesë, ndihen më të shëndetshëm dhe jetojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme (duke përfshirë zgjedhjen e ushqimit, ushqimin e rregullt, pushimin më të mirë, më pak stres, etj)

Jeta në çift gjithashtu ndihmon njerëzit në parandalimin, zbulimin më të lehtë dhe tejkalimin më të shpejtë të problemeve fizike. Kjo është vërtetuar përmes faktit se njerëzit që duhen, që janë në marrëdhënie serioze kanë tendencë të jetojnë më gjatë.

Dashuria është një terapi

Njerëzit i përdorin terapitë për shumë arsye, por më shpesh sepse duan të dëgjohen dhe të kuptohen. Nga të gjithë specialistët në botë, i vetmi person i cili është në gjendje t’ju ofrojë “terapi” të përgjithshme është partneri juaj.

Mbështetja dhe dashuria të cilën ua ofron partneri juaj, janë “shërimi” (dhe ndonjëherë i vetëm) mendor dhe fizik “që ju nevojitet për t’u ballafaquar me frikën, depresionin, ankthin dhe në fund gjendjen fizike.

Psikologu Robert Sternberg thotë se “pa shprehjen e saj, madje edhe dashuria më e madhe do të zhduket”.

Me këtë në mendje, hapni zemrën tuaj dhe tregoni dashuri, sepse kjo është mënyra më efektive për të fituar më shumë! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Një italiane në hapësirë: si astronautët lahen në gravitetin zero?
Shkencë & Jetë

Një italiane në hapësirë: si astronautët lahen në gravitetin zero?

10/08/2022
Rama, në Turqi për Lojrat Islame e jo vetëm
Politikë

Rama, në Turqi për Lojrat Islame e jo vetëm

09/08/2022
Zelensky-n e viziton një aktore: “Ta dijë e gjithë bota se ç’po ndodh…”
Politikë

Zelensky-n e viziton një aktore: “Ta dijë e gjithë bota se ç’po ndodh…”

08/08/2022
Lajme të tjera
NASA publikon pamjet satelitore: si ka ndryshuar Tirana nga 1984 në 2016…

NASA publikon pamjet satelitore: si ka ndryshuar Tirana nga 1984 në 2016…

Polonia kërkon 1 billionë dollar nga Gjermania

Polonia kërkon 1 billionë dollar nga Gjermania

Putin tregon “muskujt”, dërgon avionë bombardues bërthamorë mbi gadishullin korean

Putin: sanksionet e reja kundër Phenianit, të panevojshme

TË FUNDIT

Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

14 minuta Më parë
Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

54 minuta Më parë
Shifra amerikane për humbjet ruse në Ukrainë

Shifra amerikane për humbjet ruse në Ukrainë

2 orë Më parë
Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)

Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)

10/08/2022
Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

09/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist