Një tubim zgjedhor që po mbahej nga presidenti afgan Ashrah Ghani u ndërpre dhunshëm nga një shpërthim që pati pasojë 24 jetë të humbura dhe 31 të lënduar.
Sulmi, i cili me gjasë kishte shënjestruar edhe presidentin, megjithatë nuk i shkaktoi asnjë dëm atij. Ky i fundit ishte duke drejtuar një takim zgjedhor në krahinën e Parvan në veri të Kabulit në momentet kur ndodhi sulmi i dyshuar militant.
Autoritetet e sigurisë dhe ato spitalore konfirmojnë se më së shumti ka viktima në radhët e grave dhe fëmijëve. Një zyrtar i qeverisë lokale tha se sulmi u krye nga një sulmues vetëvrasës. /tesheshi.com/