Pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen se së hënën mes PAN-it dhe AKR-së për formimin e qeverisë, drejtuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci tha se është duke pritur koalicionin të bëjë kërkesë zyrtare në në mënyrë që të caktohet vazhdimi i seancës.
“Në atë moment që kërkojnë dhe thonë i kemi numrat, unë iu them: kur doni dhe në cilën orë? i gatshëm jam. Po pres”, ka deklaruar Mikullovci për “Radio Kosovën”.
Kujtojmë se si datë e mundshme për vazhdimin e seancës është përmendur 7 shtatori, pra e enjta e kësaj jave, por ende nuk ka një vendim. /tesheshi.com/