Ndërsa kryeqyteti Prishtina ende nuk ka një shtatore të komandatit legjendar Adem Jashari, nga sot një të tillë e ka komuna e voglël e Lipjanit.
Me rastin e zbulimit të kësaj shtatoreje, në cilësinë e përfaqësuesit familjar, para qyetarëve dhe drejtuesve komunal foli Rifat Jashari, vëllai i Ademit i cili tha se duhet të punohet që Kosova të ec përpara.
“Ishalla gjithmonë jemi bashkë e gjaku që ka ra për këtë tokë nuk shkelë në të sepse na mallkon Zoti. Duhet të punojmë të qojmë Kosovën përpara ku ata dëshiruan. Sot Adem Jashari na bëri bashkë në sheshin e Lipjanit. Zoti ua rrit nderin”, tha Jashari.
Po sot në këtë qytet pritet të bëhet edhe përurimi i sheshit “Adem Jashari”. Ndërsa më vonë do të mbahet edhe një program festiv për shënimin e Ditës së Flamurit. /tesheshi.com/