Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se temperaturat nën zero gradë kanë sjellë ngrica në rrugë, ndaj apelon për goma me dimërore ose me zinxhirë.
“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.
Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat.
Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora.
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”. Shkruan ARRSH. /tesheshi.com/