Teatër absurd në Shkup. Ndërkohë që policia nuk ka kapur ende fajtorët e dhunës ndaj shqiptarëve në qendër të Shkupit, Federata e Futbollit të Maqedonisë premton se do të dënojë klubin e Vardarit.
FFM thekson se ka filluar procedurë disiplinore kundër Vardarit, për shkak të sjelljeve jo të hijshme të tifozëve si dhe për përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë ndeshjes.
MPB ka bërë proceverbal, ku janë marrë deklarata, dhe më pas do të ngrihen padi për kundërvajtje.
Vardari barazoi me Shkupin 2-2, në një ndeshje me plotë tensione në fushë dhe jashtë saj. /tesheshi.com/