Abdullah Hoti, njeriu që pret të pasojë Kurtin si kryeministër i ri i Kosovës, bëri të ditur emra të përzgjedhur për kabinetin e tij, i cili pritet shpallet të enjten në Kuvend.
“Driton Selmanaj për zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami si ministre e Financave, Besjan Mustafa si ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni mbetet si ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi si ministër të Infrastrukturës, Agim Veliu si ministër i Brendshëm dhe Armend Zemaj si ministër i Shëndetësisë”, ka deklaruar Hoti.
Por ndërsa ndodhte kjo, emri tjetër më i fuqishëm në LDK, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e nominuara për të qenë kryeministre gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 Tetorit, i ktheu krahët partisë së saj, duke zgjedhur në një linjë me Albin Kurtin për zgjedhje të parakohshme. Por sipas saj, kjo realizohet me një qeveri tranzitore.
“Një ide e tillë do të funksiononte vetëm nëse do të pajtoheshin të gjithë sepse do të kërkonte konsensus rreth një figurë unifikuese jopartiake. Pra që nuk varet nga Lista Serbe dhe parandalon agjendën për ndryshim kufijsh. Prandaj interpretimet tendencioze se kjo është kundër dikujt nuk qëndrojnë”, ka thënë Vjosa Osmani për kallxo.com, raporton REL. /tesheshi.com/