Edhe pse Ramush Haradinaj nuk po lë gurë pa lëvizur për të bërë 61 vota të nevojshme për formimin e qeverisë, ai ende nuk ka dhënë një afat kohorë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Megjithatë deputet të caktuar të partisë së tij mendojnë se qeveria do formohet në muajin gusht e jo këtë muaj, siç ishte raportuar kohë më parë.
“Gushti me qeverinë ‘Haradinaj’. Urime!”, ka deputetja e rizgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj në Facebook ndërsa ka postuar një foto me bashkëpartiakët, deputetin Daut Haradinaj dhe anëtarin e AAK-së në KQZ, Binak Vishaj. /tesheshi.com/