Gjatë ditës së sotme u denoncua një ndërtim në parkun e Butrintit, që po bëhej me lejen e Ministrisë së Kulturës.
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar “qytetarit dixhital” shkruan në rrjetet sociale se ndërtimin po e bën kryeministri Edi Rama. “Rama po ndërton vilë familjare në Butrint”, shkruan ish-kryeministri.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Kulturës. Më anë të një deklarate, Ministria sqaron se në park nuk po bëhen ndërtime.
“S’ka ndërtim të reja në park. Ndërtimi është i përkohshëm. Ndërtimi në përputhje me parametrat e UNESCO. Janë duke u përshtatur objektet ekzistuse”, thuhet në reagim.
Të paktën, denoncimi i Berishës pati një të mirë, solli reagimin e Ministrisë së Kulturës, e cila përgjatë gjithë ditës nuk dha asnjë sqarim, edhe pse mediat raportuan të njëjtin lajm që postoi edhe Berisha në faqen e tij në rrjetet sociale. /tesheshi.com/