Rusia dhe Turqia po zhvillojnë bisedime lidhur me blerjen e mundshme nga Turqia të avionëve luftarakë rusë Sukhoi SU-35, por është ende herët që të flitet për një marrëveshje, thonë zyrtarë rus për agjencinë ruse të lajmeve RIA.
Turqia është zemëruar me SHBA-të për shkak të bllokimit të blerjes së avionëve F-35, të cilët nuk po i shiten shtetit euro-aziatik si pjesë e dënimit ndaj blerjes së sistemit rus të mbrojtjes S-400.
Nëse konfirmohet tërheqja e plotë e interesit të Turqisë për avionët amerikanë, atëherë vendi pritet të përballet me probleme të mëtejshme, për shkak se infrastruktura e re ushtarake nuk korrespondon me standardet e NATO-s, që Rusinë e konsideron si kërcënim. /tesheshi.com/