Keith Ellison, Prokurori i Përgjithshëm në Minesota, i tha CNN se çështja kundër policëve të akuzuar për vrasjen e George Floyd nuk shihet aq e lehtë, por se ai do të punojë jashtëzakonisht shumë në ekipin e prokurorisë.
I pyetur nëse të katër oficerët do të dënoheshin për vdekjen e Floyd-it, ai shtoi se ata do të investojnë në çështjen gjithçka që kishin dhe të bënin gjithçka për t’u shpallur fajtorë.
“Shpresoj që gjyqtarët të shohin provat ashtu si duhet, dhe kjo është se të pandehurit janë fajtorë,” tha Ellison.
Kujtojmë, oficeri Derek Chauvin, i cili javën e kaluar në Minneapolis arrestoi me forcë afrikano-amerikanin George Floyd, me gjurin e tij mbi qafë për gati nëntë minuta, pas së cilës Floyd ndërroi jetë, akuzohet për vrasje me paramendim, ose vrasje të shkallës së dytë. Tre oficerë policie që morën pjesë në arrestimin e Floyd u akuzuan për ndihmë dhe vrasje forcuese.
Policët Thomas Lane, J. Alexander Kueng dhe Tou Thao mund të dënohen deri në 40 vjet burg.
Nga avokatët e të akuzuarve, tre policë pretendojnë e ata u përpoqën të “zbrapsnin” Chauvin dhe sse u përpoqën të bënin gjënë e duhur.
“Ndërsa gjithçka po ndodhte, askush nuk lëvizi. Në fund, juria do të vendosë; ne besojmë se ata janë bashkëpunëtorë,” shtoi Ellison. /tesheshi.com/