Sa shpesh shohim turpin e atyre njerëzve që shkojnë në kishë dhe pastaj jetojnë një jetë me urrejtje ndaj të tjerëve dhe thashetheme – tha Papa Françesku, i cili kritikoi hipokrizinë e besimtarëve, duke u thënë atyre që nuk duan të jetojnë vërtet në besim, se më mirë të jetojnë si ateistë.
“Sa shpesh e shohim turpin e këtyre njerëzve që shkojnë në kishë çdo ditë, dhe pastaj jetojnë një jetë me urrejtje ndaj të tjerëve dhe duke thashathemnuar për të tjerët”, tha Papa gjatë një auditori të përgjithshëm në Vatikan.
Ai shtoi se në një situatë të tillë është më mirë të mos shkosh në kishë, por të jetosh si ateist.
Më pas, kreu i botës katolike tregoi se mundej t’u afrohej njerëzve të zakonshëm. Ai ftoi mori anëtarët e cirkut kombëtar kuban duke u argëtuar e qeshur me ta, duke mbajtur madje topin me gishtin e tij. /tesheshi.com/