Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

80 vjet nga bombardimi i Dresdenit: dëshmi historike dhe tregime të rreme

Fati tragjik i qytetit të bukur, shembull se si legjendat dhe mitet thuren qëllimisht

by te Sheshi
14/02/2025
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 2 mins read
A A
80 vjet nga bombardimi i Dresdenit: dëshmi historike dhe tregime të rreme
65
SHARES

Victor Kleberer na la disa nga përshkrimet më tronditëse të sulmeve ajrore në Dresden më 13 dhe 14 shkurt 1945. Filologu dhe gjuhëtari e regjistroi ferrin në ditarët e tij të famshëm:

“Shpejt dëgjuam gjithnjë e më thellë, më fort, gjëmimin e bombave që po afroheshin, drita u shua dhe një zhurmë u dëgjua pranë nesh… Mbajtëm frymën, të gjunjëzuar dhe të kërrusur mes karrigeve, nga diku dëgjoheshin të qara e vajtime – intensiteti i rrezikut vdekjeprurës vjen përsëri, përsëri, përsëri, një shpërthim. Nuk e di sa herë ka ndodhur dhe ka ndodhur sërish”.

Mitet dhe e vërteta 

Kleberer, një hebre që ishte konvertuar në krishterim, u mbijetoi dy tragjedive: shkatërrimit të Dresdenit 80 vjet më parë, i cili mori jetën e pothuajse 25,000 njerëzve dhe Holokaustit – shfarosja sistematike e hebrenjve nga nazistët. Origjinalet e ditarëve të tij, dokumente të rëndësishme historike sot, që mbulojnë periudhën e nacionalsocializmit nga viti 1933 deri në 1945, ruhen në Bibliotekën Shtetërore dhe Universitare Saksone në Dresden (SLUB).

Fati tragjik i këtij qyteti ende të bukur është një shembull tipik se si legjendat dhe mitet thuren qëllimisht, duke u shërbyer interesave dhe narrativave politike – por edhe se sa e vështirë është për t’i hedhur poshtë ato, sado të rreme dhe mashtruese që mund të jenë.

Po, sulmet ajrore të aleatëve më 13 dhe 14 shkurt 1945 janë të dyshimta nga pikëpamja ushtarake, pasi ato u zhvilluan pak para përfundimit të luftës. Megjithatë, këto bombardime të synuara dhe vdekja e të pafajshmëve nuk e ndryshojnë përgjegjësinë e nacionalsocialistëve në luftë.

Neo-nazistët e sotëm kërkojnë të heroizojnë gjermanët si viktima – kështu që Dresdeni merr një rëndësi të veçantë. Ata riprodhojnë kështu narrativën e rreme të nacionalsocialistëve, modelet e tyre, duke përhapur lajmin se numri i të vdekurve nga bombardimi i Dresdenit arriti në gjysmë milioni.

Megjithatë, historianët, si Thomas Wiedera nga Instituti Hannah Arendt për Studimin e Totalitarizmit në Dresden, kanë arritur në përfundime të sigurta mbi pasojat njerëzore. Një komitet historianësh, në të cilin ai mori pjesë, konkludoi në vitin 2010 pas një hetimi pesëvjeçar mbi një numër të besueshëm viktimash: ata ishin të paktën 18,000 dhe maksimumi 25,000. Pretendimet për qindra mijëra vdekje janë hedhur poshtë si të rreme.

Dresdeni 80 vjet më vonë

Për shumë vite shoqëria e Dresdenit ka reaguar në mënyrë dinamike. Që nga viti 2010, më 13 shkurt të çdo viti, mijëra njerëz formojnë një zinxhir njerëzor në brigjet e Elbës, duke nderuar në heshtje viktimat e bombardimeve dhe duke dërguar një mesazh kundër të djathtës ekstreme.

Nën sloganin “Një e ardhme përmes kujtesës”, qyteti i Dresdenit, me rastin e 80-vjetorit të bombardimeve, ftoi të mbijetuarit dhe të rinjtë nga qytetet evropiane të vizitojnë qytetin.

Kryetari i bashkisë, Dirk Hilbert, theksoi: “Ata që kujtojnë do të takojnë ata që do t’i bartin kujtimet tek brezat e ardhshëm. Është përgjegjësi e të gjithë neve – tani dhe në të ardhmen – të mbrojmë demokracinë, të drejtat dhe paqen”. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Fryma e pathyeshme palestineze: rrugët e Gazës, sikur lufta të mos kishte ndodhur kurrë

Fryma e pathyeshme palestineze: rrugët e Gazës, sikur lufta të mos kishte ndodhur kurrë

Gaza, “shuplaka” e Erdoganit për Trump-in

Gaza, “shuplaka” e Erdoganit për Trump-in

Propozimi befasues për Gazën nga ky burrë

Propozimi befasues për Gazën nga ky burrë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni