Djaloshi 8-vjeçar që humbi të dyja duart e tij nga një infeksion kur ishte vetëm dy vjeç është bërë pacienti më i ri që i është nënshtruar operacionit të transplantit. Djali nga Baltimora Zion Harvey nuk e fsheh krenarinë pas operacionit për duart e tij të reja, në një shfaqje ku ai demonstroi punën që kishin bërë mjekët në Spitalin e Fëmijëve në Filedelfia.
Operacioni 11 orësh nuk ishte bërë pubilk deri më tani. Një ekip mjekësor prej 40 personash u angazhua në mënyrë maksimale për të ngjitur kockat e reja me të vjetra, e më pas për të rilidhur në një mission delikat, artieriet, venat, muskujt, tendinat dhe nervat./tesheshi/