Presidenti amerikan Donald Trump është testuar për COVID-19.
Trump e dha njoftimin në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë.
Javën e kaluar, presidenti amerikan u ul me dy republikanë që janë në izolim për shkak të kontaktit të tyre me njerëz që kanë rezultuar pozitivë.
Meqenëse Trump është 73 vjeç dhe hyn në grupin e rrezikut, ai ka qenë nën presion prej ditësh për të bërë testimin.
Mjeku i tij i tha publikut se kjo nuk ishte e nevojshme sepse Trump nuk kishte qenë në kontakt me të infektuarit potencial për një kohë të gjatë, por presidenti amerikan pranoi që testi ishte bërë falë presionit nga publiku dhe media.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, vuri në dukje se kushdo që bie në kontakt me Presidentin Donald Trump dhe Zv/Presidentin Mike Pence do të testohet për COVID-19.
Kështu që, para konferencës së sotme për shtyp, një nga mjekët e Shtëpisë së Bardhë mati temperaturën e secilit prej gazetarëve. /tesheshi.com/