Shumë pak njerëz e dinë se ka disa vende në botë, ku për një arsye apo për një tjetër, njerëzit paguhen për të jetuar. Atyre iu ofrohen shuma të ndryshme parash në mënyrë që të inkurajohen për të jetuar aty.
Më poshtë do të gjeni listën e këtyre shtatë vendeve dhe arsyen pse njerëzit paguhen për të zhvilluar jetesën.
Detroit, Michigan, SHBA – Është njohur edhe si kryeqyteti i automobilëve në SHBA, por në shekullin XX humbi shkëlqimin e tij. Profesionistët paguhen 2500 dollarë në muaj për të jetuar e punuar në qendrën e këtij qyteti.
Alaska, SHBA – Për shkak të temperaturave shumë të ulëta, njerëzit preferojnë të largohen, ndaj për të mos humbur popullsinë, ky vend i paguan banorët e tij.
Provinca Saskatchewan, Kanada – Kjo provincë ofron një mundësi shumë të mirë jetese dhe punësimi për të gjithë ata që kanë mbaruar shkollën e lartë pas vitit 2010. Për ta ofrohet 20 mijë dollarë kanadezë për të jetuar dhe punuar në këtë zonë për 7 vite.
Niagara, New York, SHBA – Të jetosh në një nga vendet më të bukura të botës dhe të paguhesh për këtë. Qeveria ofron 7 mijë dollarë për dy vite, për gjithë të sapo diplomuarit që duan të punojnë në zonën rreth ujëvarës fantastike.
Ponga, Asturias, Spanjë – Është një nga fshatrat më të vjetra në Spanjë. Qeveria ofron 3 mijë euro për çdo çift që zhvendoset në këtë fshat dhe 3 mijë euro të tjera për çdo fëmijë që lind në të.
Utrecht, Hollandë – Në këtë qytet mjaft të njohur është duke u zhvilluar një eksperiment social: çfarë do të ndodhë nëse çdo njeri paguhet me 1000 euro?
Curtis, Nebraska, SHBA – Në këtë vend të gjithë ankohen se qeveria nuk po bën gjë për ta, ndaj janë ftuar të kontribuojnë me idetë e tyre dhe të paguhen të gjithë ata që jetojnë në këtë vend. /tesheshi.com/