Një person i bllokuar për 67 orë në rrënojat e ndërtesave që u mbuluan nga rrëshqitjet e dheut në Shenzhen të Kinës, është gjetur i gjallë nga ekipet e shpëtimit.
Autoritetet thanë se ai ishte dehidratuar dhe ndodhej në një gjendje mjaft të rëndë shëndetësore. Për nxjerrjen e tij nga rrënojat, ekipeve të shpëtimit i janë dashur të punojnë për dy orë rresht..
Sipas medieve vendase thuhet se personi i ndodhur nën rrënoja është 19-vjeçari, Tian Zeming, një punëtor i thjeshtë që vinte nga Kina jug-perëndimore.
Rrëshqitjet e dheut në qytetin Shenzen të Kinës ndodhën pasi një strukturë e madhe prej masivi gurësh dhe balte u shemb, duke mbuluar dhjetëra godina./tesheshi.com/