A e dini se edhe një gotë e mbushur me ujë mund të jetë një ilaç shumë i mirë për trupin dhe shëndetin? Të përziesh përfitimet shëndetësore të ujit me elementë të ndryshëm ushqimorë mund të jetë një recetë e përsosur që i vjen në ndihmë organizmit. Gjëra të tilla janë shumë të thjeshta për tu realizuar. Përzierja e ujit me fruta apo perime të caktuara, jo vetëm që do t’ju ndihmojë aparat tretës, por do të nxisë edhe procesin e detoksifikimit.
Lëngu i limoni – Është i pasur me vitaminën C, e cila njihet si vitamina bazë për detoksifikimin dhe ndihmon në frenimin e radikaleve të lira. Përfitime të tjera të lëngut të limonit kanë të bëjnë me përmirësimin e aparatit tretës dhe pastrimin e trupit.
Xhinxheri – Është përdorur që në kohët më të lashta për të trajtuar sëmundje që kanë të bëjnë me stomakun, përfshirë të vjellat apo edhe spazmën e muskujve. Xhinxheri ka përfitime të forta anti-mikrobakteriale si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Ai ka veti anti-inflamatore. Mjafton të shtoni pak xhinxher në ujë, t’i përzieni bashkë dhe më pas të konsumoni ujin e përgatitur.
Kanella – Ka agjentë të fuqishëm antivralë si dhe ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu është njohur edhe si një erz që ndihmon në djegien e yndyrnave. Mund të përgatisni recetën duke shtuar disa shkopinj kanelle në një gotë me ujë. Pijeni disa herë në ditë.
Kukumberi – Prijeni në copa dhe hidheni në ujë. Ju mund të pini ujin dhe të konsumoni copat e kukumberit. Është i pasur me fibra dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira.
Mentja – Mentja është një bimë që mund të rritet në shtëpitë e çdokujt. Të gjithë mjekët rekomandojnë të mbajmë pak mente të freskët kudo që udhëtojmë. Studimet kanë treguar se gjethet e mentes janë efektive për të shpëtuar nga problemet me sistemin tretës./tesheshi.com/