Me ndryshimin e motit, është e zakonshme që të ftohemi ose të kapim ndonjë infeksion. Duke luftuar këto probleme, trupi ynë rrit prodhimin e antitrupave dhe përshpejton metabolizmin. Kjo çon në rritjen e temperaturës së trupit ndërsa trupi ynë përpiqet të djegë më shumë kalori brenda pak kohe. Kjo gjendje është ajo që ne e quajmë ethe.
Ju mund ta trajtoni ethet duke përdorur disa mjete natyrale para se të filloni me përdorimin e barnave farmaceutike. Mjetet natyrore shërojnë menjëherë ethet dhe nuk kanë ndonjë efekt anësor.
1.Çorape të lagështa
Kjo tërheq gjakun në drejtim të këmbëve dhe ndihmon në nxitjen e qarkullimit të gjakut duke zvogëluar temperaturën e trupit. Merrni një enë të mbushur me ujë të nxehtë dhe zhytni një palë çorape të trasha pambuku në të për 2-3 minuta. Pastaj vishni këto çorapë të lagura në këmbët tuaja dhe mbulojini ato me një palë çorapr të leshta. Mbani kështu për një orë apo më shumë. Ju do të ndjeni se ethet do të reduktohen.
2.Xhenxhefili
Merrni ½ lugë pluhur xhenxhefil në 1 gotë ujë. Vlojeni ujin në flakë të ulët për 5 minuta. Filtroni përzierjen dhe shtoni 1 lugë çaji mjaltë në të. Shijoni çajin tuaj të xhenxhefilit, i cili do të heqë qafe ethet menjëherë.
- Rrushi i ftohtë
Merrni ½ filxhan rrush dhe ruajeni në frigorifer për pak kohë. Hani rrushin e ftohur për të ulur temperaturën e trupit. Rrushi është një burim i pasur i vitaminës C dhe kështu rrit sistemin imunitar për të luftuar infeksionin.
- Uthull molle
Kjo është një nga ilaçet e mrekullueshme që funksionon në mënyrë efektive për të trajtuar ethet. Gjithë ajo çfarë duhet të bëni është të merrni ½ filxhani uthull molle dhe të përzieni me 1 filxhan ujë. Thithni një leckë në këtë përzierje dhe e vendosni atë në ballin tuaj për një kohë. Ethet do të tërhiqen natyrshëm.
- Patate uthull
Merrni 1 patate, qërojeni atë siç duhet dhe bëni feta të holla të saj. Zhytni 5-6 feta patate në një ½ filxhan uthull për 10 minuta. Tani shtrihuni në shtratin tuaj dhe mbani këto feta të patates në ballin tuaj. Mbuloni patatet me një shtupë të pastër dhe pushoni për 20 minuta. Kjo është mënyra më e mirë për të hequr qafe ethet përnjëherë./tesheshi.com/