-Ushqimet e para që duhen evituar për të mos pasur bark të fryrë janë ato me yndyrë. Ushqimet e skuqura, ushqimet me maja si buka dhe pica, por edhe makaronat dhe orizi. Gjithashtu duhen konsumuar sa më rralle patatet dhe bishtajat, pasi stimulojnë fryrjen e barkut
-Nuk duhet të pini as pije me gaz dhe me sheqer pasi shkaktojnë fryrje në zonën rreth belit
-Dietat drastike duhen evituar. Ndonëse mund të humbni peshë lehtësisht, pas dietave do të rifitoni serish kile dhe fryrje të barkut, sapo te rifilloni ngrënien normale
-Alkooli është një nga armiqtë kryesorë të barkut pasi përmban shumë kalori. Kjo është edhe një prej arsyeve pse pjesa më e madhe e burrave kanë bark. /tesheshi.com/