Ushtria izraelite dërgoi së fundi fletë rekrutimi për anëtarët e komunitetit hebre ultra-ortodoks, me synimin për të forcuar forcat e saj pasi e gjen veten në luftë në dy fronte, në Rripin e Gazës dhe Liban.
Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi në qershor se Ministria e Mbrojtjes nuk mund të përjashtojë të gjithë nxënësit e shkollave talmudike pa përjashtim nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, një masë që ka qenë në fuqi që nga themelimi i shtetit të Izraelit në 1948, kur komuniteti hebre ultra-ortodoks ishte shumë i ri.
Ndërsa lufta kundër Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban vazhdon, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të premten se 7,000 hebrenj ultra-ortodoksë do të thirren gradualisht për të shërbyer në ushtri duke filluar nga sot.
Në deklaratën e saj, ministria theksoi se do të punojë me drejtuesit e komunitetit për të siguruar që ultra-ortodoksët të jenë në gjendje të ruajnë stilin e jetës së tyre fetare gjatë mandatit të tyre ushtarak.
Por dy parti fetare në koalicion nën kryeministrin Benjamin Netanyahu kundërshtojnë fuqishëm rekrutimin e ultra-ortodoksëve, një çështje që shkakton tension në qeveri.
Udhëheqësit e komunitetit ultra-ortodoks në rritje të shpejtë ankohen se nëse nxënësit e shkollave talmudike detyrohen të shërbejnë në ushtri së bashku me izraelitë të tjerë – përfshirë gratë – ata rrezikojnë të humbasin identitetin e tyre.
Nga ana tjetër, qeveria është nën presionin në rritje të rezervistëve, shumë prej të cilëve kanë shërbyer në ushtri për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, për të regjistruar edhe meshkuj ultra-ortodoksë.
Radioa Kan e Izraelit raportoi se rabinët po u bëjnë thirrje ultra-ortodoksëve që morën draft dokumentet të refuzojnë të raportojnë në ushtri. /tesheshi.com/