Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një vendimmarrje në Bruksel: ja ç’e solli krizën mes Kosovës dhe Serbisë

Vetëm Shqipëria e stabilizuar për momentin, thotë Dragisha Mijaçiç

by te Sheshi
28/12/2022
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Një vendimmarrje në Bruksel: ja ç’e solli krizën mes Kosovës dhe Serbisë

“Në Ballkanin Perëndimor, njerëzit jetojnë prej kohësh në harresë, ku të gjithë presin një të ardhme më të mirë që shpresojnë se do të vijë vetvetiu, ndërsa në realitet të gjithë po mbyten në baltën e destabilitetit për shkak të problemeve të pazgjidhura e kaluara”, thotë Dragisha Mijaçiç, drejtor i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial (INTER) dhe koordinator i Grupit të Punës të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian për Kapitullin 35.

Ai beson se elitat politike në vendet e Ballkanit Perëndimor u tregojnë me këmbëngulje qytetarëve të tyre se nuk janë të përqendruar te e ardhmja, por vazhdojnë të theksojnë ndarjet e njohura mes popujve, duke sunduar në këtë valë në 30 vitet e fundit ose më shumë.

“Edhe Mali i Zi është destabilizuar, megjithëse është konsideruar gjithmonë si vendi më i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Bosnja tradicionalisht ka pasur probleme politike që nuk mund t’i zgjidhë dhe Serbia dhe Kosova janë sërish në prag të luftës. Maqedonia e Veriut nuk mund të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë herë për shkak të problemeve me Bullgarinë. Vetëm Shqipëria duket e qëndrueshme për momentin, megjithëse ka shumë probleme të brendshme politike”, thotë ai.

Ai shton se Serbia dhe Kosova nuk kanë mundur të gjejnë një mënyrë për t’i zgjidhur problemet e njëra-tjetrës për dekada të tëra dhe se në javët e fundit kemi qenë dëshmitarë se si situata po përkeqësohet edhe më tej deri në konflikt. Sipas tij, tensionet ndodhin për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për problemin e statusit ndërkombëtar të Kosovës, por edhe për statusin e serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Për Serbinë, Kosova është pjesë e territorit të saj, ndërsa për shqiptarët e Kosovës, Kosova është shtet i pavarur. Dhe bashkësia ndërkombëtare është e ndarë për statusin e Kosovës – shumica e perëndimit politik e konsideron atë një shtet të pavarur, por shumica e vendeve të botës nuk e njohin atë. Serbët nga Kosova nuk e votuan pavarësinë, ndaj as që e njohin atë”, thotë Mijaçiç.

Ai rikujton se pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes së Brukselit ka të bëjë me formimin e komunitetit të komunave me shumicë serbe, por që qeveria e Kosovës nuk pranon ta zbatojë me argument kushtetues: Është antikushtetues!.

“Duke pasur parasysh këto probleme, në fillim të nëntorit serbët nga veriu i Kosovës vendosën të largohen nga të gjitha institucionet dhe në këtë mënyrë të bëjnë presion mbi qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që përfundimisht të fillojë me zgjidhjen e këtij problemi. Mirëpo, në vend të krijimit të një komuniteti, situata është radikalizuar më tej në atë mënyrë që javët e fundit jemi dëshmitarë të barrikadave të reja, heqja e të cilave lehtë mund të çojë në një konflikt mes serbëve vendas dhe Policisë së Kosovës”, thotë ai.

Ai thekson se situata në veri të Kosovës është shumë e rëndë dhe se mjafton një incident për ta kthyer krizën aktuale në konflikt të armatosur.

“Sfidat për ruajtjen e paqes janë edhe më të mëdha duke pasur parasysh se aktivitetet kryesore diplomatike janë të qeta për shkak të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Është e nevojshme që urgjentisht të punohet për deeskalimin e situatës, që nënkupton tërheqjen e forcave speciale policore të Kosovës nga zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe çmontimin e barrikadave. Zgjidhja e vetme është kthimi në tryezën e bisedimeve dhe zgjidhja e situatës aktuale në mënyrë paqësore, por në këtë moment nuk ka asnjë tregues se një takim i tillë do të zhvillohet në të ardhmen e afërt dhe as se asnjëra palë është e gatshme të bëjë lëshime”, thotë Mijaçiç.

Ai thotë se KFOR-i dhe EULEX-i kanë forca të konsiderueshme në Kosovë, por se mandati i tyre nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur situatën aktuale në veri të Kosovës.

“Problemi kyç është se serbët janë tërhequr nga policia e Kosovës, kështu që kryerja e detyrave policore në veri të Kosovës u është lënë policëve të nacionalitetit shqiptar, gjë që është shumë e rrezikshme në rrethanat e intolerancës etnike. Trazira të tjera në veri të Kosovës janë shkaktuar nga prania e forcave speciale policore. KFOR-i dhe EULEX-i nuk kanë zgjidhje për këto probleme edhe pse është evidente se po mundohen të kontribuojnë në qetësimin e situatës”.

Ai thekson se Bashkimi Evropian ka marrë një mandat nga Kombet e Bashkuara për të ndërmjetësuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se procesi është projektuar në mënyrë që Serbia të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Plani funksionoi deri në rebelimin e armatosur në Ukrainë në vitin 2014, kur presidenti i sapozgjedhur i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi në fjalimin e tij inaugurues se nuk do të kishte zgjerim të Bashkimit Evropian gjatë mandatit të tij. Ky vendim i Komisionit Evropian ndikoi negativisht në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për shkak se procesi nuk ishte përfunduar plotësisht. Miroslav Lajçak, ndërmjetësi evropian në procesin e negociatave, kryesisht merret me zgjidhjen e problemeve të marrëveshjeve të pazbatuara dhe situatave të krizës, sesa me procesin e nënshkrimit të një marrëveshjeje të re për normalizim. Aktualisht jemi dëshmitarë se, përveç Lajçakut, në këtë proces është përfshirë aktivisht edhe i dërguari amerikan Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët specialë të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron. Por rezultatet konkrete në formën e marrëdhënieve normalizuese janë shumë të kufizuara”, thekson ai.

Mijaçiç thekson se Bashkimi Evropian ka humbur interesin për zgjerim të mëtejshëm, që vjen si pasojë e paaftësisë së vendeve të rajonit për të reformuar deri në atë masë sa të mund të pranohen si anëtarë, por edhe për shkak të zhvendosjeve të mëdha gjeopolitike që nuk favorizuan integrimin e vendeve të reja.

“Pranimi i kandidaturës së Bosnjës është një hap pozitiv që shërben për të treguar se procesi nuk është pezulluar plotësisht. Sa i përket Kosovës, aplikimi i tyre për anëtarësim është për përdorim të brendshëm sepse është e qartë për të gjithë se nuk do të shqyrtohet derisa të arrihet zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Serbia do të ulet në ‘dy karrige’ derisa të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën. Nuk është realiste të pritet që elitat politike në Serbi të pranojnë njëkohësisht synimet gjeopolitike të Perëndimit dhe forcimin e pavarësisë së Kosovës me shtimin e afirmimit ndërkombëtar”, shpjegon Mijaçiç.

Ai është i bindur se Ballkani Perëndimor është ndër pjesët më të bukura të botës, me malet, lumenjtë, fushat dhe pllajat, bregdetin e Adriatikut dhe liqenet e shumta.

“Thesari i veçantë i këtyre zonave është multikulturalizmi dhe mikpritja tradicionale e njerëzve, e cila është karakteristike për të gjitha trevat e Ballkanit. Nëse popujt e Ballkanit gjejnë një mënyrë për të jetuar në paqe me njëri-tjetrin dhe pranë njëri-tjetrit, jam thellësisht i bindur se kjo zonë mund të ketë një të ardhme të begatë që shumë do ta kenë zili. Pengesë për këtë është urrejtja ndëretnike, konfliktet dhe shkatërrimi, gjithçka që kemi pasur gjatë 30 viteve të fundit ose më shumë. Zgjedhja ime është bashkëpunimi në vend të urrejtjes, një e ardhme e përbashkët në vend të konfliktit. Unë sinqerisht shpresoj se ky vizion i së ardhmes do të mbizotërojë mbi atë shkatërrues”, përfundon Mijaçiç. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Trilli rinor i pashërueshëm: amerikani që jeton në avion…

Trilli rinor i pashërueshëm: amerikani që jeton në avion…

“Die Hard”: Klipi që krahason pushtimin rus me fabulën e filmit

“Die Hard”: Klipi që krahason pushtimin rus me fabulën e filmit

Ekonomia shqiptare 2022: ndryshe mendon populli, ndryshe qeveria

Ekonomia shqiptare 2022: ndryshe mendon populli, ndryshe qeveria

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni