Është e sigurt që secili prej nesh ka konkurrencë në punën që bën. Nëse nuk jeni të kënaqur në punën që kryeni, është më mirë të largoheni duke lënë një përshtypje të mirë, edhe tek stafi me të cilët punoni.
Duhet të jeni ambicioz
Ambicia është një cilësi që duhet ta keni të gjithë nëse doni të ecni dhe të bëni karrierë. Nëse nuk synoni më shumë, ju e kufizoni veten që të mos arrini më shumë.
Sigurohuni të jeni të dukshëm për shefat
Nëse jeni të padukshëm në zyrë, ka shumë pak mundësi të përparoni në karrierë. Tregoni se jeni të dobishëm dhe mbani kontakte me shef.
Kuptoni pikat e dobëta dhe përmirësojini
Kuptoni pikat e dobëta dhe përmirësojini ato. Gjithashtu krijoni një listë të aftësive në të cilat ju jeni ekspertë, në këtë mënyrë do të mund të dini qartë se për çfarë pozicionesh mund të aplikoni në fushën tuaj. /tesheshi.com/