Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali siberian në gjendje kome, pasi sipas zëdhënëses së tij, ai u helmua të enjten teksa udhëtonte me avion nga Tomsk-u drejt Moskës.
Navalny, 44 vjeç, një avokat dhe aktivist antikorrupsion dhe një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, është në spital në Omsk pasi humbi vetëdijen gjatë një fluturimi për në Moskë para se të pinte çaj.
Avioni u detyrua të bënte ulje të detyruar në mënyrë që ai të çojë urgjent në spital.
Sipas zëdhënëses të tij, ai ishte mirë në Tomsk në mëngjes, dhe piu vetëm një çaj të zi në aeroport, ku më pas humbi vetëdijen menjëherë pas ngritjes së avionit.
Një fotografi e Navalny duke pirë çaj u shfaq në mediat sociale.
Në kushtet e fluturimit, Navalny shkoi dhe prej aty nisi të bërtiste nga dhimbja.
Linja ajrore S7 njoftoi se Navalny u sëmur shpejt pas ngritjes dhe se ai as hëngri dhe as piu asgjë ndërsa ishte në aeroplan.
Nga ana tjetër, po kontrollohen pamjet e kamerave të lokalit të areoportit për të parë se çfarë ka ndodhur.
Kryeredaktorja e Rusia Taday, Margarita Simonjan publikoi një video nga aeroporti në Tomsk, ku shfaqet Navalny duke marrë çajin nga ndihmësi i tij.
“Kamerat e vëzhgimit të videove në aeroportin Tomsk tregojnë Navalny-n ulur në një tryezë pa gjë para. Më vonë, Ilja Pahomov, një punonjës i Fondacionit Kundër Korrupsionit dhe ndihmësi i Navalny, i sjell atij një gotë plastike. Kjo do të thotë se askush nuk mund ta dijë se kur po përgatitej pija”, shkroi Simonjanova. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1296319946855784448