Presidenti Trump ka kërkuar një përgjigje më agresive nga qeveritarët lokalë ndaj qytetarëve të cilët po protestojnë kudo në SHBA për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë një ndërhyrjeje policore.
“Ose do jesh dominues, ose do të dukeni si një bandë budallenjsh. Duhet të arrestoni dhe gjykoni njerëz”, u tha ai guvernatorëve gjatë një takimi telefonik, raporton CNN.
Trump reagoi me zemërim gjatë takimeve dhe kritikoi reagimin e butë ndaj protestave në vende të caktuara, për të cilat ai pretendon se çuan në dhunë në rrugë.
“Shumica prej jush janë të dobët. Ju duhet të arrestoni njerëz,” tha ai.
Trump përsëriti se ai beson se dhuna ushqehet nga e majta radikale. /tesheshi.com/