Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

24 vjet më parë: Ikja me kthim drejt Italisë e 20 mijë shqiptarëve

by te Sheshi
08/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
24  vjet më parë: Ikja me kthim drejt Italisë e 20 mijë shqiptarëve

BARI - 1991 agosto 1991 LO SBARCO DELLA MOTONAVE VLORA CARICA DI CLANDESTINI ALBANESI - Interno dello Stadio delle Vittorie - foto Arcieri - Quaranta

Nga Ermir Hoxha*

Pas dy eksodeve historike, atij të ambasadave të korrikut `90 dhe  anijeve anijeve të marsit `91, do vinte i treti: 8 gusht 1991. Gdhiu ajo ditë me zakonshmërinë e të tjerave të asaj vape gushti, ku aty nga ora 9.00 rendi i gjërave u prish.

Pas 5 muajsh kthim në normalitet, portat e portit të Durrësit do hapeshin sërish, ku me mijra shqiptarë do dyndeshin drejt anijes ‘Vlora’, duke hipur aty me të gjithë format, ku me e dukshmja ishte ajo me litar.

durres exodi

Talenti për alpinizëm u shfaq si një stërmundim heroik për t`ja mbathur me çdo çmim matanë detit. Mediat botërore, do kishin shansin tjetër që të garonin për të realizuar fotot më spektakolare me ikanakë të marrosur drejt perëndimit.

Dhe pasi ishte mbushur dingas, anija ‘Vlora’ ndezi motorët aty nga ora 19.00 e mbrëmjes për të vijuar një udhëtim të pazakontë sa ekzistonte, drejt brigjeve italiane. Në bordin e saj mbante 20 mijë shqiptarë që  kapicë mbi njëri-tjetrin dhe me zorrët që u gërryenin nga uria, po shijonin ëndrrën e rendjes drejt perëndimit.

images (1)

Ishte një udhëtim që zgjati gjatë gjithë natës, për të përfunduar të nesërmen paradite në brigjet e Barit.

Por nuk ishte e thënë që ata 20 mijë shqiptarë të priteshin si bashkëatdhetarët e tyre të marsit: t`u jepej ushqim e veshje atypëraty, si për t`u ndjerë të mirseardhur. Politika dhe shoqëria italiane u nda në dysh në qëndrimet e saj rreth asaj mase që po zbarkonte në brigjet e Barit, nëse duhej të mirëpritej apo duhej kthyer mbrapsht. Dhe çfarë ndodhi më pas, rezultoi të ishte një metodë që i detyroi të 20 mijë shqiptarët (më pak përjashtime), që të ktheheshin pas, shumica me rrugë ajrore.

Nga porti i Barit, ajo plojë njerëzore do transferohej në stadiumin e vjetër të qytetit, ku do merrte përmasat e një tragjedie, nga fakti se aty do shpërthenin dhe betejat me bandave të krijuara nga elementë kriminalë që kishin udhëtuar dhe ata si refugjatë, e po ashtu nga fakti i betejave për krodhen e bukës, që nisi t`u hidhej turmave me helikopterë nga sipër si ishin lukuni qensh.

191233511-4125ec2a-5dcb-46ca-8d4f-d0a5f1bcb9d5

Dhe pas dy ditësh në këtë gjendje, ku shqiptarët gati po hanin njëri-tjetrin brenda stadiumit, autoritetet hapën portat duke e shfryrë masën njerëzore që doli dhe u vendos në sheshin e madh para stadiumit. Edhe disa ditë aty, derisa nisi të shfaqej dëshira për t`u kthyer mbrapsht.

Në këto kushte, autoritetet italiane aktivizuan avionë civilë dhe ushtarakë, të cilët nga aeroportet më të afërta niseshin me shqiptarë ëndërrvrarë e të dëshpëruar drejt Shqipëri së urryer, të bërë të dashur sakaq.

Ishte kjo ndër ikjet më të mëdha të asaj periudhe, me të veçantën pra, se u shoqërua nga kthimi pas. /tesheshi.com/

*Autori i shkrimit ishtë një ndër ata mijra shqiptarë që ikën dhe u kthyen.                         

Related Posts

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

Next Post
Kanë tre vajza binjake, po nuk i dallojnë dot nga njëra-tjetra. Ja zgjidhja e prindërve për të voglat

Prishja e marrëdhënieve me Europën, Putin: Nuk ishte faji i Rusisë

Moska del me planin Putin kundër Shtetit Islamik, nuk “binden” amerikanët

Arsyeja pse bërtasim kur ndjejmë dhimbje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni