Sot shënohet 19-vjetori i një demonstrate masive në Beograd që përfundoi më 5 tetor 2000 me fundin e mbretërimit të Sllobodan Milloseviçit
Protestat shpërthyen pasi Millosheviçi refuzoi të pranojë rezultatet e zgjedhjes së tij si president i Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë, ku në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, ai humbi para në garë me Vojislkav Koshtunicën.
Më 5 tetor, protestuesit mbërritën në një shesh para Asamblesë së atëhershme Federale, sot Shtëpia e Asamblesë Kombëtare, duke ardhur nga e gjithë Serbia, në kolona me dhjetëra kilometra, ku me makina, ku me autobusë e ku me kamionë, duke sfiduar postblloqe policie.
Në mëngjes, policia përdori gaz lotsjellës për të parandaluar hyrjen e protestuesve në Kuvend, por pa dobi. Ndërtesa e Asamblesë Federale u rrënua dhe u dogj, siç dhe ndërtesa e RTS-së. Policia shpejt ndaloi rezistencën dhe kryesisht iu bashkua qytetarëve.
Në mbrëmjen e 5 tetorit 2000, Presidenti i ri i RFJ-së, Vojisllav Koshtunica, iu drejtua qytetarëve nga tarraca e Parlamentit, ndërsa të nesërmen, më 6 tetor, Millosheviç pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe uroi Koshtunicën.
Protesta pati dy viktimat dhe 65 të plagosur.
Pothuajse dy dekada më vonë, pjesëmarrësit e atëhershëm në mbretërimin e Slkobodan Millosheviçit, kanë zënë pozicionet më të rëndësishme në Serbi.
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte ministër i Informacionit në atë kohë. Zv/Kryeministri i atëhershëm i Qeverisë Federale, Maja Gojkoviç, tani është Presidenti i Parlamentit të Serbisë. Ish-anëtari i shquar i JUL, Aleksandar Vulin, është ministër i Mbrojtjes, ndërsa zëdhënësi i SPS-së, Ivica Daçiç është ministri i Punëve të Jashtme.
Vojislav Kostunica, i cili u zgjodh president i RFJ-së si president i DOS-it, u tërhoq nga politika, ndërsa kryeministri Zoran GJingjiç u vra në 12 mars 2003 para ndërtesës së qeverisë serbe.
Sllobodan Miloseviçi vdiq në vitin 2006 në burgun e Hagës, dhe gruaja e tij, njëherësh ish-presidenti i JUL, Mirjana Markoviç vdiq në 14 prill të këtij viti në Rusi, dhe u varros pranë burrit të saj në Pozarevac. /teshesh.com/