Ky 12 qershor shënon plot 17 vjet që kur forcat e NATO-s, pas një fushatë bombarduese mbi ushtrinë serbe, u futën më së fundi në Kosovë në mënyrë triumfuese. Dhe ç’prej atëherë, 12 qershori është shënuar si Dita e Lirisë.
Turmat e kosovarëve prisnin me brohorima gëzimi, e lot padyshim, hyrjen e trupave të Perëndimit, duke iu dedikuar pikërisht atyre çlirimin e Kosovës nga serbët dhe marrjen fund të masakrave dhe spatrimit etnik.
Edhe pse realiteti i mëpastajmë nuk ishte ai që u ëndërru në momente ngazëllimi prej prekjes së lirisë, 12 qershori mbetet një ditë e datë e shënuar për çdo kosovar.
Sot Kosova nuk është ajo që duhej të ishte. Serbët po ripushtojnë veriun, në mos me armë me mjete të tjera, ndërsa ndërkombëtarët, edhe pse të armatosur gjer në dhëmbë, rrijnë e bëjnë sehir prej hesapeve politike që gatuhen në Bruksel.
Megjithatë, ata gjithsesi meritojnë një falenderim për gjithë sa kanë bërë që serbët mos jenë zotër të Kosovës. /tesheshi.com/