Blogerja e njohur Karissa Ancell ka shkruar një artikull shumë të dobishëm për të gjitha nënat që kanë fëmijë vajza. Më poshtë po ju rendisim 12 këshillat që ajo jep për këto nëna, të cilat janë mjaft të vlefshme.
Mënyra se si ju bëni tualet do të jetë një mesazh për të.
Biseda për çështje intime është shumë e vështirë por edhe e rëndësishme në të njëjtën kohë.
Ajo do të dojë të rritet shumë shpejt, por është detyra juaj ta mbani sa më gjatë të jetë e mundur në stadin e vajzërisë.
Inkurajoni dhe mbështesni marrëdhënien e saj me të atin.
Mësojini vajzës vlerën e parasë.
Tregoni kujdes për mënyrën se si flisni për trupin tuaj dhe të saj, përpara vajzës.
Mbrojini, por në të njëjtën kohë lejojini të mësojnë si të mbrohen vetë.
Komplimentoni edhe anë të tjera të vajzave tuaja, veç pamjes së tyre fizike.
Mësojini se si t’u vendosin kufij njerëzve që ju rrethojnë.
Mësojini të ndjekin ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
Tregojuni si të jenë të zgjuara kur vjen puna për të krijuar marrëdhënie me meshkujt.
Mësojini të vlerësojnë trupin e tyre dhe të trajtojnë veten me respekt. /tesheshi.com/