E vetmja e dhënë deri tani nga shpërthimi në Stamboll, në sheshin Sulltanahmet, ka ardhur nga prefektura.
10 është numri i të vdekurve nga shpërthimi, e 15 janë të plagosurit. Një pjesë e mirë të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Ky është shpërthimi i tretë vdekjeprurës në pak muaj në Turqi.
30 persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi vetëvrasës në korrik të 2015-ës në Suruç, pranë kufirit me Sirinë.
Dy shpërthime të tjera në tetor, në stacionin kryesor të trenave në Ankara, morën jetën e më shumë se 100 personave që qenë mbledhur për një manifestim paqësor. /tesheshi.com/