Ushtarë, zjarrfikës, pilotë, policë, koordinatorë eventesh, ekspertë të marrëdhënieve me publikun, drejtues kompanish, gazetarë e taksistë. Këta janë 10 punët e profesionet më stresuese të vitit 2016, sipas klasifikimit të bërë nga CareerCast.com, sajti amerikan ku kërkohet punë.
Niveli i stresit është i përcaktuar në bazë të 11 faktorëve: numrit të udhëtimeve, presionit të opinionit publik, skadencës, konkurueshmërisë, sforcimeve fizike, kushteve ambientale, rreziqeve, rrisqeve për jetën e vetë apo të të tjerëve, takimet dhe përplasjet me klientët dhe/ose publikun, mundësitë e rritjes në profesion.
Në krye të listës me 10 profesionet më stresuese renditet ajo e ushtarëve, por edhe forcat e rendit, agjentët e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët duhet të garantojnë sigurinë e të tjerëve duke u përballur çdo ditë me situata të rrezikshme, nuk ngelin pas. Ndërkohë, klasifikimin e mbyllin gazetarët dhe taksistët.
Ndër 10 punët më pak stresuese renditet ajo e analistëve informatikë, ekografistëve, profesorëve në universitet, parukierëve, teknikëve në spital, teknikëve në laboratorë, atyre që merren me bërjen e bizhuterive, audiologët, dentistët dhe bibliotekarët./tesheshi.com/