Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“1 Qershori” në Shqipëri: Ja kush janë fëmijët me buzëqeshje të ngrirë

by te Sheshi
01/06/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
“1 Qershori” në Shqipëri: Ja kush janë fëmijët me buzëqeshje të ngrirë

Nga Entela Canaj

1 qershori sot ne Tirane

“1 Qershori” njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Kjo ditë solli edh në Tiranë një atmosferë të gëzueshme, ku fëmijët ishin protagonistët kryesorë të saj. Aktivitete pa fund si asnjë vit tjetër u organizuan pranë pedonales “Murat Toptani”, Muzeut Historik Kombëtar, Sheshit ‘Shtraus’, në shkolla e kudo nëpër rrugë. Ishte bukur të shihje kaq shumë fëmijë të mbledhur bashkë, ndërsa sodisje fytyrat e tyre të pafajshme dhe të qeshurat melodioze që  ta mbushnin shpirtin plot lumturi…

 1 Qershori në Shqipëri

1 qershor 2015

Por ndërsa shumica qeshnin e lodronin me njëri-tjetrin, bashkëmoshatarë të tyre, (sidomos nga komuniteti rom), as nuk e njohin dhe as nuk e kanë festuar kurrë këtë festë. Është e dhimbshme por e vërtetë, që sot në Tiranë por jo vetëm, 1 qershori nuk ishte një festë për të gjithë vogëlushët. Në çdo ditë të javës nga mëngjesi deri në mbrëmje sheh fëmijë 4 apo 5 vjeç që dalin e lypin në rrugë,  që punojnë duke shitur bajame, tufa me lule, paketa ciagersh e lloj-lloj produktesh të tjera për të fituar pak para. Shumica të shtyrë edhe nga familjarë, që të vetëdijshëm për dëmin ju sjellin fëmijëve, sërish pranojnë që ata të punojnë.

Fëmijë që punojnë

Në qendra të ndryshme tregtare në Tiranë, të qëllon shpesh të shohësh djelmosha të vegjël që shesin tufa me lule, trendafila, zambakë, apo edhe mimoza gjatë stinës së tyre. Ata trokasin nëpër zyra biznesesh apo nëpër lokale të ndryshme duke iu këkruar njerëzve që të blejnë lulet e tyre. Dikush blen se i pëlqen lulet; dikush tjetër se iu vjen keq për fëmijët, apo edhe sepse janë më lirë se në dyqan. Endri është vetëm 10 vjeç dhe vjen çdo ditë nga Babrruja, në qendër të Tiranës, në Galerinë 17 Nëntori, për të shitur trëndafilat e tij të kuq. Thotë se në shtëpi kanë mbjellë një baçe të madhe me lule, dhe ai bashkë me të ëmën dalin dhe i shesin. “Mami del te Rruga Elbasanit, ose nga spitali për të shitur lulet, kurse unë shkoj nëpër lokale. Nje trëndafil e shes 50 lekë. Në shkollë shkoj, nuk e kam lënë, por ndonjëherë edhe bëj mungesa,’ thotë ai ndërsa e pyesim.

 Apeli për të drejtat e  fëmijëve

femije

Por nëse ne shqiptarët jemi mësuar që vetëm festojmë në ditë të tilla të shënuara, siç është ‘1 Qershori’, apo ‘1 Maji’ e data të tjera të tilla, është koha edhe për të reflektuar e apeluar për më shumë të drejta për vogëlushët tanë. Ndaj dhe në këtë ditë apeli i gjithë shoqatave të huaja që operojnë në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve është për më shumë vëmendje ndaj tyre, më shumë të drejta, jo dhunë e jo abuzime sikurse është parë të ndodh shpesh. Sot Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve iu ka bërë thirrje jo vetëm institucioneve shtetërore për mbrojtje të të miturve por edhe kandidatëve për kryetarë bashkie që ta trajtojnë me prioritet çështjen e mbrojtjes së fëmijëve. “Fëmijët kanë të drejtë të mbrohen nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, shfrytëzimit apo neglizhimit.

Femije qe punojne

Kjo e drejtë është një nga shtyllat kryesore të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, por është gjithashtu e shprehur në Kushtetutën dhe në legjislacionin shqiptar. Që kjo e drejtë e fëmijëve të realizohet, shumë më tepër duhet bërë në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në apelin e Agjencisë. Gjithashtu, u bëhet thirrje kandidatëve për kryetarë bashkie që ta trajtojnë me prioritet çështjen e mbrojtjes së fëmijëve. “Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, UNICEF, Terre des Hommes, Save the Children dhe World Vision në ditën e 1 Qershorit gjejnë rastin t’u bëjnë thirrje të gjithë kandidatëve për zgjedhjet lokale të tregojnë publikisht angazhimin e tyre për fëmijët, si dhe t’i kushtojnë rëndësi dhe të trajtojnë me prioritet çështjet e mbrojtjes së fëmijëve”, thekson Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Ndërkohë edhe  Avokati i Popullit ka deklaruar sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve se mbrojtja e tyre nga dhuna është prioritet i punës duke renditur gjithashtu si prioritete krijimin e hapësirave për të dëgjuar zërin dhe idetë e tyre si dhe krijimin e mundësive të barabarta. Në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit, Igli Totozani kërkon vëmendje për grupet vulnerabël të shoqërisë siç janë fëmijët rom, ata me aftësi të kufizuara apo jetimët.

Raste të abuzimit me fëmijët

Fatkeqsisht përballë këtij apeli  shumica janë të shurdhër. Fëmijët ndodh të dhunohen e të detyrohen të punojnë edhe nga vetë prindërit dhe të afërmit e tyre. Të detyruar nga varfëria e skamja, ky nuk është aspak justifikm kur flasim për një fëmijë?! Rasti më i fundit ka ndodhur pikërisht sot në ditën e 1 qershorit; ku Policia në Korçë njoftoi për një vazjë 10 vjeçare e cila ka ikur nga shtëpia pasi e ëma e rrihte dhe e detyronte të lypte. E mitura është marrë në mbrojtje nga institicionet shtetërore ndërsa ka rrëfyer para punonjësve sociale historinë e dhimbshme të saj. Ajo ka treguar se e ëma i ka qethur flokët me dhunë dhe e ka detyruar të lypë bashkë me vëllezërit dhe motrat e tjera të saj. “Mamaja nuk na lë të shkojmë në shkollë. Ajo na rreh dhe na nxjerr të lypim në rrugë për të fituar para,” ka treguar 10-vjeçarja. Ndërkohë punonjësja e qendrës komunitare ku është strehuar momentalisht vogëlushja thotë se vajza është dhunuar edhe seksualisht. “E ndihmova vajzën të bënte denoncimin. Ajo më ka treguar se është dhunuar edhe seksualisht. Vajza më tregoi për dhunimin pak kohë më pare,” shprehet punonjësja Lalini. Ndaj këtij rasti Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë ka marrë masë duke bërë me dije se është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e mitur G.T., 10 vjeç, banuese në Korçë. Ndërkohë e ëma para policisë vazhdon ti mohojë akuzat.

 Fëmijët e humbur

Çdo ditë në botë humbasin rreth 22.000 fëmijë apo 8 milion fëmijë në vit. 1 në 7 fëmijë të humbur ka më tëpër gjasa që të bëhët viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit. 30% e viktimave të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve janë me origjinë nga vendet e Europës Juglindore. Sipas të dhënave dhe sondazheve të fundit nga ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë raportohet se çdo ditë një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia në Shqipëri. Arratisja apo largimi nga shtëpia e fëmijëve dhe adoleshentëve nga disa orë në disa ditë është forma më e përhapur e manifestimit të refuzimit që fëmijët në Shqipëri i bëjnë situatave familjare, dhunës, abuzimit dhe neglizhimit. Disa studime kanë arritur në përfundimin se 25% e rasteve vuajnë një formë abuzimi gjatë humbjes, 13 % e rasteve të fëmijëve të larguar nga familja lëndohen fizikisht dhe 8% e tyre bien viktima të dhunës seksuale. Një pjesë e fëmijëve dhe të rinjve që largohen nga mjedisi familjar përfshihen në aktivitete kriminale, gjithashtu vuajnë probleme të shëndetit mendor dhe depresionit. Gjatë periudhës 2009-2014 pranë ALO 116 janë trajtuar më shumë së 490 raste që e kanë menduar largimin nga shtëpia si një mënyrë reagimi ndaj problemeve në të cilët ata janë te ekspozuar. Fëmijët vajza janë më të ekspozuara ndaj fenomenit të humbjes dhe zhdukjes me 67% të rasteve, ndërsa fëmijët djem për këtë periudhe përbëjnë rreth 33% të rasteve. Situatat konfliktuale familjare, abuzimi fizik dhe emocional, neglizhimin përbëjne edhe shkaqet më madhore që ndikojnë që fëmijët të largohen nga mjedisi familjar/kujdestar. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Nga Ermir HOXHA: “www.skandal.al”

Nga Ermir HOXHA: “www.skandal.al”

Tërësisht ndryshe, ja çfarë është kafja e gjelbër dhe përfitimet prej saj

Tërësisht ndryshe, ja çfarë është kafja e gjelbër dhe përfitimet prej saj

Tërmet në Iran, lëkundje të forta në afërsi të një impianti të madh bërthamor

Tërmet në Iran, lëkundje të forta në afërsi të një impianti të madh bërthamor

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni