Me qëllim për të argëtuar punonjësit e tyre, kompani të ndryshme po punojnë seriozisht për të kthyer vendin e punës në një ambient të këndshëm.
Google për shembull në zyrat veta në Zyrih ka vendosur rrëshqitëse midis kateve, kështu që punonjësit në vend që të ngjisin dhe zbresin shkallët mund të rrëshqasin nga një kat në tjetrin.
Kompania e këpucëve me pakicë Zappos iu mundëson stafit të saj të vishet një herë në javë si kafsha që ju pëlqen më shumë. Ndërsa një kompani tjetër amerikane i lejon stafit të vishet si ninxha një ditë sipas dëshirës.
Sot, nëpër botë kompanitë kanë filluar të ngjajnë më shumë me fusha futbolli, anije piratësh, këpucë gjigandi dhe kënd lojrash për fëmijë se sa vende pune. Expedia përshembull është listuar si kompania më “e lumtur” e vitit dhe po të shihni zyrat e saj ngjajnë më tepër si klube nate me kafe falas dhe simulator Formula 1. /tesheshi.com/