Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

VËZHGIM/ Si e “pushtuan” Maqedoninë kinezët e ‘Sihohidro’-s

Nga Bekim Laci

Kompania Kineze ‘Sihohidro’, e cila me vendim të Kuvendit të Maqedonisë ka fituar projektin për ndërtimin e dy autostradave, Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, është nga kompanitë më të mëdha në botë ne vepra gjigande infrastukturale, por atë e shoqërojnë shumë kundërthënie, shkruan Dojçe Velle.

‘Sihohidro’, ose “fytyra e ekspanzionit kinez” siç e përshkruan ‘Financial Times’ në vitin 2012, në dekadën e fundit po bën politikë agresive ekspansioniste anembanë botës, e përkrahur nga shteti dhe ‘Eksim Bank’  – bankae njohur  kineze, ndërsa për momentin numëron 130 mijë të punësuar dhe është aktive në 55 shtete të Afrikës, Azisë, Evropë dhe Amerikë Latine, duke projektuar e ndërtuar hidrocentrale, diga, autostrada, aeroporte, limane etj.

 

Akuzat për neokolonializëm

Kontradiktat më të mëdha e shoqërojnë për punën në Afrikë dhe Azi. “U dukemi si kolonialist? Nuk kemi mbyt asnjë njeri”, – thotë me nervozizëm të theksuar Vang Zhilling, njëri nga udhëheqësit e kompanisë, në intervistë për ‘Financial Times’ në vitin 2013, pas akuzave se projektet e tyre infrastrukturore nuk kursejnë fuqinë punëtore dhe nuk kanë standarde ekologjike, ndërsa eksperti ekonomik Maksvell Saungveme, për “Zimbabve Indipendet” tha se investitorët kinezë janë më të dashur në vende me qeveri të korruptuara, pasi nuk kërkojnë kushte etike, ekologjike, dhe ato të sundimit të së drejtës.

 

Aktivitetet në Ballkan

Selia e ‘Sihohidro`-s për Evropë gjendet në Serbi, por çuditërisht, projektet më të mëdha në rajon ajo i merr në vitin 2013, pasi nënshkruan marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë për ndërtim të dy autostradave.

Që nga atëherë, ‘Sihohidro’ në 2014 nënshkruan marrëveshje me qeverinë e Republika Srbska në Bosnjë dhe Hercegovinë, që pa tender të ndërtojë autostradën  ‘Gllamoqani – Millinishta’, 62 km të gjatë.

Këtë muaj, qeveria e Serbisë paralajmëroi se Sihohidro do të kyçet në ndërtimin e qarkores rreth Beogradit, pasi më herët tw dyja qeveritë, ajo serbe e kineze, nënshkruan në dhjetor një memorandum bashkëpunimi për inkuadrim të më shumë kompanive kineze në projekte të ndryshme në Serbi.

 

Maqedonia

Akuzat të cilat ditë më parë i artikuloi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e bëjnë kompaninë kineze të përballet me dyshimet më serioze deri më tani, pasi shpalosja e përgjimeve të fundit nga biseda, siç thotë Zaev se është mes kryeministrit Gruevski dhe ministrit për transport Janakievki, dëshmojnë se ‘Sihohidro’ u ka paguar zyrtarëve të Maqedonisë rryshfet në vlerë prej 25 milion euro, për të fituar kontratën për autostradat Milladinovci – Shtip, dhe Kërçovë – Ohër.

Ndërkohë, mediat në Maqedoni përcollën informata të marra nga internet-faqja e kompanisë kineze, në të cilën thuhet se autostrada e parë kushton 31 milion dollarë, ndërsa qeveria e Maqedonisë ka dhënë shumën 206 milion. Sipas kompanisë kineze, autostrada Kërçovë-Ohër do të kushtojë 56 milion dollar, ndërsa qeveria e Maqedonisë ka kumtuar se do të kushtojë 373 milion dollarë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts