Shifra alarmante: 24 persona të vdekur, 3810 aksidente, në 2016-tën në Kosovë

Nga: Blendi Gashi

Numri i aksidenteve me fatalitet në rrugët e Kosovës vazhdon të mbetet një sfidë tejet shqetësuese.

Faktori njeri vazhdon të jetë fajtori kryesor për përgjakjen e rrugëve, pasi vozitësit, përveç pakujdesisë, i ngasin veturat e tyre me shpejtësi marramendëse, e jo rrallëherë janë edhe nën ndikimin e alkoolit.

Një tjetër faktor që po shkakton numër të madh aksidentesh është edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.

Përkundër fushatave sensibilizuese nga ana e policisë, ato nuk kanë dhënë rezultate pozitive.kosove-3-620x330

Statistikat e policisë, të marra nga portali tesheshi.com, tregojnë se në tre muajt e parë të vitit 2016 kanë vdekur në Kosovë 24 persona në aksidente trafiku, apo katër persona më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Statistikat po ashtu tregojnë se në tre muajt e këtij viti janë lënduar më shumë persona nga aksidentet e trafikut se në periudhën e njëjtë të vitit që kemi lënë pas.

2353 persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentet që kanë ndodhur në muajt janar-mars 2016 në rrugët e qyteteve të Kosovës, kurse në periudhën e njëjtë të vitit 2015 janë lënduar 1994 persona.

 220 aksidente më shumë në 2016-tën

aksiedntenteteNë tre muajt e parë të 2016-tës janë shkaktuar 3810 aksidente, kurse në periudhën e njëjtë të 2015-tës ka patur 3590 aksidente. Pra, siç mund të shihet, statistikat tregojnë se sivjet kanë ndodhur 220 aksidente më shumë në trafik.

Rritje ka edhe tek gjobat e shoferëve, ku në periudhën janar-mars 2016 janë shqiptuar 74075 tiketa, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar policia u ka shqiptuar vozitësve 70967 tiketa.

 

Ministria e Infrastrukturës e pranon: zvogëlimi i aksidenteve, sfidë jo e vogël

Ministria e Infrastrukturës organizoi në muajin mars të këtij viti një tryezë të rrumbullakët, të quajtur, “Gjendja e sigurisë rrugore në Kosovë dhe sfidat e saj në të ardhmen”, ku gjithashtu u konkludua se numri i aksidenteve rrugore që po ndodhin në Kosovë është brengosës.

Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, theksoi në këtë tryezë se, përkundërfehmi-Mujota-02_488593 përpjekjeve të mëdha të institucioneve relevante përgjegjëse, përkundër angazhimeve të mëdha për të pasur legjislacion konform standardeve evropiane, e përmirësimit thelbësor të infrastrukturës rrugore, investimeve të mëdha që janë bërë në ndërtimin e rrugëve, si dhe masave të ndërmarra, ende ekziston një sfidë jo e vogël për zvogëlimin e aksidenteve rrugore.

Përndryshe, qeveria e Kosovës ka aprovuar strategjinë për sigurinë në komunikacionin rrugor për periudhën 2016-2020, si dhe planin e veprimit 2016-2018. /tesheshi.com/