Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dështimi i sërishëm armen, plas në Jerevan

    Dështimi i sërishëm armen, plas në Jerevan

    Shkupi mund Budva-n në Bruksel

    Shkupi mund Budva-n në Bruksel

    Pamje: një kryeqytet i ri po shfaqet në Egjipt

    Pamje: një kryeqytet i ri po shfaqet në Egjipt

    Zemërimi i fortë polak me Ukrainën, ç’po ndodh mes dy vendeve?

    Zemërimi i fortë polak me Ukrainën, ç’po ndodh mes dy vendeve?

    Parajmërim për “paqe saudite” me Izraelin

    Parajmërim për “paqe saudite” me Izraelin

    Padi shtetit amerikan nga 12 muslimanë

    Padi shtetit amerikan nga 12 muslimanë

    Vuçiç merr mesazh nga Prishtina: Do arrestohesh nëse…

    Vuçiç merr mesazh nga Prishtina: Do arrestohesh nëse…

    Një përgjigje e fortë nga UNESCO për mohuesit e krimeve

    Një përgjigje e fortë nga UNESCO për mohuesit e krimeve

    Komandanti i KFOR-it, një garanci e dhënë nga Beogradi

    Komandanti i KFOR-it, një garanci e dhënë nga Beogradi

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“LEXO!”/ Zëri që thërret njeriun në udhë

Nga te Sheshi
08/05/2016
në Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Zëri që thërret njeriun në udhë
25
SHPËRNDARJE

Shënime për poemën “Frymë të vdekura”, të Nikollaj Gogol, përkthim nga Mitrush Kuteli

Nga Agim Baçi

fryme-te-vdekura

Një qilar për njeriun, për atë që kërkon të rrojë gjatë…. Nikollaj V. Gogol ka mundur të sjellë një panoramë të pikturës së shoqërisë njerëzore, duke e varur atë në murin e përhershëm të letërsisë botërore. Çiçikovi, i konsideruar si një profil tjetër i Don Kishotit, është një udhëtar edhe i përshkrimeve Danteske, e njëkohësisht, përgjues i shpirtrave që kërkojnë të flasin me gjuhën e tragjedive dhe komedive të Shekspirit.  Udhëtimi i Çiçikovit dhe misioni i tij për të gjetur një rrugë drejt fitimit të prestigjit në shoqëri kërkon vëmendje – një vëmendje që vjen dhe i kërkohet lexuesit nga vetë autori që në hapat e para, vetëm pak rreshta pasi ka prezantuar personazhin me banorët e kryevendit të gubernës NN.  Dhe me një nga stilet më të papërsëritshme në historinë e letërsisë, autori i drejtohet lexuesit, sikur ta kishte ngjitur – ashtu siç qëndron vërtet me lexuesin rrëfimi gjatë kohës së lëçitjes. Dhe ky “intimitet” me lexuesin zgjat thuasje gjatë gjithë rrëfimit, që autori ka dashur ta quajë poemë, edhe pse e ardhur në prozë.

“…Këto të gjitha këndonjësi do t’i mësojë dalëngadalë dhe në kohën e duhur, në qoftë se do të ketë durimin të këndojë tregimin tonë shumë të gjatë, i cili do të hapet e zgjerohet kur do t’i afrohemi mbarimit, që është kulmi i veprës…..” (Nikollaj Gogol, “Frymë të vdekura” përkth. Mitrush Kuteli)

Sobakieviçi, Manillovi, Pliushkini, Koroboçka, mund të lexohen si ish-pronarët e kohës së Gogolit, të mesit të viteve 1800, aq sa ç’mund të jenë edhe të kollarisurit e sotëm, në takimet e përditshme dhe në dhënien e marrjen e ofertave të përditshmërisë së tyre. Takimi me Manillovin, më të dashuruarin pas së resë, por që e ka lënë librin në faqen 14 prej shumë vitesh, duke u thënë të tjerëve se është në mes të leximit, mund ta gjesh padyshim sot, thuajse në çdo vend, në çdo shoqëri.

“Ndofta, vetëm perëndia mund të thotë se ç’karakter kish Manillovi. Ka një skotë njerëzish të njohur nën emrin ‘koka më vete’, as kështu, as ashtu, siç thotë një fjalë e urtë: as në qytet Bogdan, as në fshat Selifan. Ndofta dhe Manillovin duhet ta futim në këtë kallëp. Nga të pamat ky ishte njeri i pashëm; vizat e fytyrës i kish të ëndshme, por kjo ëndshmëri dukej e mbytur së tepërmi me sherbet të velshim; sjellja dhe lëvizjet e tij kishin diçka lakatonjëse, që të nxitnin të njiheshe me të. Buzëqeshte ëmbël, ish flokëverdhë, me ca sy të kaltër. Në çastin e parë të bisedimit me këtë njeri s’mund të mbaje veten e të mos thoshe: ‘Ç’njeri i lezeçëm dhe i mirë!’. Pas një minute nuk mund të thoshe më asgjë, kurse në minutën e tretë do të thoshe: ‘ Djalli e merr vesh se ç’njeri qenka ky!’ – dhe do të largoheshe sa më tej. Po të mos bëje kështu, po të mos largoheshe sakaq, do të të pushtonte një mërzitje për vdekje….”. (Nikollaj Gogol, “Frymë të vdekura”)

Ironia përshkruan thuajse gjithë komunikimin e ish-nëpunësit të doganës, Çiçikovit, ndërkohë që lexuesi vijon thuajse të ndjehet aty, pas çdo takimi heroi lidh kontratat e tij për të pasur “fuqinë e çifligarit”. Heroi që na përshkruhet nuk është një hartues modern firmash piramidale, edhe pse mund të ketë ngjasime. Ai nuk është as djalli, e aq më pak engjëlli, që bredhin dy botët, si të kishte vetëm një urë të lehtë, gati-gati të dallueshme nga të gjithë. Çiçikovi, që vjen ashtu, me të pamundshmen, është thjesht një thirrje për të parë ne, lexonjësit e tij, të mundshmen që kemi pranë, pa pasur nevojën që të shkojmë në moskthim për të kuptuar se duhej të guxonim.

“…Gjer atëherë gjithë zonjat e qytetit N. s’kishin folur aq shumë për Çiçikovin, megjithëqë s’ia kishin mohuar aspak sjelljet e tij të këndshme mondane, po nga dita kur vloi fjala se ishte milioner, ato zbuluan se kish edhe cilësira të tjera. Por këto zonja s’ishin aspak të dhëna pas interesit. Fajin e kish vetëm fjala ‘milioner’ – jo milioneri vetë, por vetëm fjala, – sepse vetëm e vetëm kumbimi i kësaj fjale, pa marrë parasysh peshën e qeses me para, përfshin diçka që ndikon edhe mbi njerëzit e poshtër, edhe mbi njerëzit e lartë, edhe mbi njerëzit që s’janë as kështu, as ashtu. Shkurt: ndikon mbi të gjithë…. Shumë njerëz e dinë fort mirë se nuk do të zhvatin  asgjë nga dora e milionerit dhe s’kanë asnjë të drejtë që të zhvatin, por prapëseprapë ose vrapojnë që t’i dalin përpara, ise i qeshin, heqin kapelën në praninë e tij, apo s’lenë gur pa lëvizur për të marrë pjesë në drekën në të cilën e dinë se e kanë ftuar atë, milionerin…”. (Nikollaj Gogol, “Frymë të vdekura”)

Të gjitha përshkrimet brilante, të shqipëruar mrekullueshëm nga Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), duket sikur janë të ndodhura jo vetëm dje, por edhe diku pranë nesh. Këto përshkrime portretesh dhe situatash, e bëjnë rrëfimin “Shpirtrat e vdekur” një libër që do të mund t’i tejkalojë të gjitha kohërat, pavarësisht gjithçkaje që mund ta rrezikojë artin e shkruar. Sepse, përmes penës brilante të Gogol, Çiçikovi mbetet gjithnjë diku rrotull, e duket gjithnjë se po na thërret të kemi mendjen në udhën e ditëve tona…/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë
Turizëm & Udhëtime

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21/09/2023
BE-Turqi, bashkim apo ndarje?
Gjeopolitikë

BE-Turqi, bashkim apo ndarje?

21/09/2023
Delikatesa gjeoekonomike e luftës në Nagoro-Karabak
Gjeopolitikë

Delikatesa gjeoekonomike e luftës në Nagoro-Karabak

21/09/2023
Lajme të tjera
Tenis: Djokovic mposht britanikun Andy Murray në finalen e turneut Madrid Open

Tenis: Djokovic mposht britanikun Andy Murray në finalen e turneut Madrid Open

Vendi ku 75 mijë gjarpërinj pushtojnë fshatin (video)

Vendi ku 75 mijë gjarpërinj pushtojnë fshatin (video)

Ministri i ri saudit i naftës premton stabilitet të politikave në sektorin e tij

Ministri i ri saudit i naftës premton stabilitet të politikave në sektorin e tij

TË FUNDIT

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

8 orë Më parë
Jo e lehtë as për devetë: shpëtimin nga vapa në Detin Arabik

Jo e lehtë as për devetë: shpëtimin nga vapa në Detin Arabik

13 orë Më parë
Ikja e infermierëve në Itali: “Gjermania” e tyre është Zvicra

Ikja e infermierëve në Itali: “Gjermania” e tyre është Zvicra

16 orë Më parë
Pleqëri apo qëllimësi? Biden lë nam në OKB…

Pleqëri apo qëllimësi? Biden lë nam në OKB…

18 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21/09/2023
BE-Turqi, bashkim apo ndarje?

BE-Turqi, bashkim apo ndarje?

21/09/2023
Delikatesa gjeoekonomike e luftës në Nagoro-Karabak

Delikatesa gjeoekonomike e luftës në Nagoro-Karabak

21/09/2023
“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

21/09/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Nga Bujar M. Hoxha: Ringjallja braziliane e kuqezinjve

Rilindja e pamundur e Ramës, pse?

Roald A. HYSA: Parimet e laicitetit dhe Shën Tereza

Ne për çamët dhe Greqia për Belerin: ç’diferencë e trishtë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist